Raporti i OSBE/ODHIR, Bardhi i përgjigjet Cakajt: Zgjedhjet nuk ishin demokratike, ja kujt do t'i prezantohet platforma jonë          

Raporti i OSBE/ODHIR, Bardhi i përgjigjet Cakajt: Zgjedhjet nuk ishin demokratike, ja kujt do t'i prezantohet platforma jonë          

Foto ilustruese

Partia Demokratike me anë të Sekretari të Përgjithshëm , Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas deklaratave të  ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, ku ky i fundit tha se ishte opozita ajo që ndikoi në komentet negative të raportit të OSBE/ ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Bardhi tha se nuk është përgjegjësi e opozitës pse KQZ ka shkelur ligjin dhe  pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin nën presionin e qeverisë apo pse punonjësit e administratës u shantazhuan.

“Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”, tha Bardhi ndër të tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ndër të tjera ka komentuar edhe platformën për daljen nga kriza. Sipas Bardhit kjo platformë do tu prezantohet edhe qytetarëve dhe do t'i japë fund tranzicionit të vështirë në vendin tonë.

Ndër të tjera i pyetur nëse kjo platformë do t'i jepte fund krizës politike, Bardhi nuk ka mohuar se mund të ketë një dialog me mazhorancën, por ka shtuar duke thënë se dialogu do të vazhdojë me qytetarët.  

"Është çështje vullneti. Do të vish në pushtet të vish në pushtet për krimin e organizuar. Ne duam të vijmë në pushtet me vote të lirë në funksion të interesave të qytetarëve. Refomra Zgjedhore do t'i prezantohet qytetarëve jo mazhorancës. Shqipërinë si Europa. Daljen nga tranzicioni i vështirë. Pa dyshim do të ketë propozime për çështjet e zgjedhjeve të lira të ndershme. Mbi funksionimin e drejtësisë dhe administratës zgjedhore. Votimet treguan se KQZ zbaton urdhrat politik dhe dialogun siç e kemi patur do të vazhdojmë ta kemi  me qytetarët shqiptarë. " ka thënë ndër të tjera Bardhi. 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme zhvilloi një takim me aleatët nga ku doli me një qëndrim që zvogëlon hendekun e përplasjes me shumicën duke përforcuar sinjalet e një vjeshte ku lufta do të zhvillohet jo në rrugë, por në tryezë. Sinjalet e para u dhanë mëngjesin e së enjtes, kur pas ftesës së kryeministrit për dialog, Basha tha se reforma zgjedhore është prioritet i opozitës. Ndërsa në mbrëmje kryedemokrati foli për një platformë kombëtare dhe nuk dha datë për protesta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 06/09/2019 16:50

    O i verbër o i mjerë ik e mbyty diku, si nuk keni turp te dilni para opinionit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë