Basha: Gati të ofrojmë një platformë për daljen nga kriza, s'ka datë për protestat

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e sotme zhvilloi një takim me aleatët nga ku doli me një qëndrim që zvogëlon hendekun e përplasjes me shumicën duke përforcuar sinjalet e një vjeshte ku lufta do të zhvillohet jo në rrugë, por në tryezë. Sinjalet e para u dhanë mëngjesin e së enjtes, kur pas ftesës së kryeministrit për dialog, Basha tha se reforma zgjedhore është prioritet i opozitës. Ndërsa në mbrëmje kryedemokrati foli për një platformë kombëtare dhe nuk dha datë për protesta.

"Sikur mund ta merrni me mend, tema kryesore ishte raporti i OSBE-së që rrëzoi farsën e 30 Qershorit. Është raporti i një ngjarje kriminale dhe një shtet normal do të bënte bazë për nisjen e veprave penale për shumë persona dhe institucionale, ndërsa ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet dhe institucione. Raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia dhe gjykatat. Këtu janë përfshirë të gjithë nga kryeministri tek KQZ, numëruesi dhe vëzhguesi. Në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës dhe raporti tregon se Rama ka varrosur shtetin e së drejtës. Sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal dhe personal të Ramës.

Prioriteti jonë është ti japim fund kësaj gjendje duke vendosur demokracinë dhe legjitimitetin. E vetmja rrugë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore, që do të thotë se PS-ja duhet të marrë përgjegjësitë ku e ka katandisur vendin në drejtimin e kryepërgjegjësit, që duhet të largohet, nuk ka zgjidhje tjetër. Ndodhemi para një momenti kyc jo për atë që ka ndodhur por për atë që pritet që të ndodhë. Në më pak se një muaj e gjysmë KE do të gjykojë për negociatat. Negociatat nuk kanë shans të hapen me një Shqipërinë që nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne kemi diskutuar për përgjegjësitë tona karshi shqiptarëve. Në respekt të këtyre përgjegjësive sikur kemi hedhur disa hapa, jemi gati të ofrojmë edhe një propozim apo platformë kombëtare për daljen e vendit, hapat që duhet të hidhen për daljen nga kriza. Duhet të kemi hapa të vendosur, ndryshime të thella politike, reformë të thellë zgjedhore dhe ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës. Por edhe për aksionin opozitar dhe faktorin politik për të angazhuar të gjithë faktorët e tjerë për idetë dhe vizionin për nxjerrjen e vendit nga kriza, politike, institucionale dhe ekonomike. Kemi diskutuar një datë për protestat, por opozita është më shumë, është alternativa e së nesërmes. Sapo të kemi datën për protestën do ta shpallim" përfundoi ai.

Deklarata e plote e Lulzim Bashes
Siç mund ta merrni me mend, tema kryesore e diskutimit ka qenë raporti i OSBE/ODIHR-it, i cili rrëzoi farsën e 30 qershorit. Është më shumë se një raport zgjedhor, pothuajse është një raport i një ngjarjeje kriminale dhe në një shtet normal do të përbënte bazë për nisjen e veprimeve penale ndaj një numri personash dhe një numri institucionesh. Por këtu vjen edhe vlera e dytë e raportit, sepse ka treguar që në Shqipëri nuk ka shtet, nuk ka institucione që të bëjnë detyrën e tyre. Nuk janë rrëzuar vetëm KQZ-ja dhe e gjithë infrastruktura zgjedhore. Raporti tregon se këtu ka rënë shteti: ka rënë drejtësia, gjykatat, ka rënë dhe është shkelur çdo ligj, nga Kushtetuta deri tek rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se këtu janë përfshirë në shkelje dhe dhunim të ligjit nga që kryeministri, tek KQZ e deri tek numëruesi dhe vëzhguesi më i thjeshtë në fshatin më të largët. Kjo ka ardhur sepse në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës. Dhe raporti fare qartë tregon se Edi Rama nuk ka varrosur vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme, por ka varrosur edhe shtetin e së drejtës, ka varrosur demokracinë, dhe duke varrosur këto dy baza të bashkëjetesës normale midis njerëzve, ka varrosur edhe ekonominë, ka varrosur llogaridhënien, ka varrosur paratë e shqiptarëve në gropat personale dhe në ato të oligarkisë e të mafies dhe krimit të organizuar.

Në këtë kuptim, sot ndeshemi me një shtet thellësisht privat, kriminal, personal të Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar shtetin e së drejtës. Ndaj dhe prioriteti ynë kryesor është t’i japim menjëherë fund kësaj gjendje. Kjo nis duke rivendosur demokracinë. Kjo nis duke rivendosur legjitimitetin e atyre institucioneve që duhet të përfaqësojnë vullnetin e njerëzve, vullnetin e popullit dhe e vetmja rrugë për ta bërë këtë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbajtura nën kujdesin e një qeverie tranzitore, që do të thotë që PS duhet të marrë plotësisht përgjegjësitë për gjendjen ku e ka katandisur vendin nën drejtimin e kryepërgjegjësit i cili duhet të largohet për të hapur rrugë kësaj zgjidhje politike. Nuk ka zgjidhje tjetër. Institucione nuk ka më. Raporti na tregon se institucionet kanë marrë fund. Ndaj është koha t’i kthehemi bazës së institucioneve, institucionit numër një në demokraci, që është Sovrani, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndodhemi para një momenti kyç, jo vetëm për atë që ka ndodhur, por edhe atë që pritet të ndodhë. Në më pak se një muaj e gjysmë, Këshilli Evropian do të gjykojë përsëri nëse do t’i hapë apo jo negociatat me Shqipërinë. Natyrisht, këtu kemi dy realitete, kemi realitetin e propagandës qeveritare, sipas të cilës negociatat janë hapur ka dy vite, dhe nuk e di sa shishe shampanjë janë hapur edhe janë pirë me funksionarë që s’janë më në Shqipëri, apo edhe me funksionarë të ardhur nga Brukseli, për të festuar hapjen e negociatave. Por të gjithë e kanë kuptuar se kjo ishte një gënjeshtër. Negociatat nuk janë hapur dhe negociatat nuk kanë shans të hapen me një Shqipëri që nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj ky është momenti që gjithësecili të marrë përgjegjësitë e veta. Ne si opozitë kemi diskutuar sot gjerësisht për përgjegjësitë tona karshi shqiptarëve, dhe aspiratës tonë politike, që është edhe aspirata e shumicës së shqiptarëve, anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Në respekt të këtyre përgjegjësive, që kemi, ndjejmë dhe priten prej nesh, siç kemi hedhur disa hapa domethënës, me propozimet tona politike dhe legjislative për rikthimin e Shqipërisë në binarët e ligjit, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë, jemi gati të ofrojmë edhe një propozim apo platformë kombëtare për hapat që duhet të kryhen për daljen e vendit nga kriza, sepse gjendja është kaq e rëndë dhe pasojat e kësaj gjendjeje janë kaq të tmerrshme mbi njerëzit, saqë largimi i Edi Ramës, një orë e më parë, nuk mjafton. Duhet të kemi hapa të vendosur transformues për vendin, ndryshime të thella politike, ndryshime të thella zgjedhore, reformë të thellë zgjedhore dhe ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës, ku t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin, dhe të mos varrosen ato çështje të rëndësishme, ku është evidentuar qartë ajo që pamë edhe me 30 qershor, siç është çështja 184, siç është çështja 339, por të shkojnë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë cënuar vullnetin e shqiptarëve, sepse është për shkak të këtij recidivizmi që Shqipëria ka ardhur në këtë moment shumë delikat, siç konstaton edhe raporti i OSBE/ODIHR-it.

Këto kanë qenë diskutimet tona, të cilat i kemi orientuar drejt një produkti, që besoj do ta bëjmë publik në javët e ardhshme, sikundër edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me organizimin dhe aksionin opozitar dhe përgatitjen e faktorit politik, që sot është shumica e ardhshme e vendit, për të angazhuar të gjithë faktorët e tjerë shoqërorë në një bashkëbisedim të hapur mbi idetë, propozimet, vizionin tonë për nxjerrjen e vendit nga kriza e trefishtë: ajo kushtetuese-institucionale, kriza politike dhe me rëndësi shumë të madhe kriza ekonomike që ka pllakosur në shumicën dërmuese të vatrave të shqiptarëve.

Pyetje: A keni diskutuar për një datë proteste?

Basha: Pa diskutim që po, por opozita është shumë më shumë se sa grup që organizon protestat. Opozita është alternative, është qeverisja e së nesërmes dhe një gjë ju garantoj sikundër edhe më parë, sikundër mund ta kuptoni të gjithë, sapo të kemi datën për protestë nuk do ta mbajmë sekrete, do ta shpallim. Kështu që ju ftoj të lëvizni nga pyetja e vetme që keni bërë gjatë kësaj jave.

Pyetje: Zoti Basha, sa shpresoni që do të arrini të largoni kryeministrin Edi Rama, për faktin se ka rreth 8 muaj që keni protestuar, keni shpalosur edhe platformë me ligje të ndryshme, por asgjë nuk ka ndodhur. Madje kryeministri tashmë ka marrë edhe pushtetin vendor në 61 bashki?

Basha: Në fakt ka ndodhur shumë. Ne jemi sot në një situatë krejt të ndryshme nga ajo që ishim para 16 shkurtit dhe këtë e konstaton çdokush. Nuk ka nevojë të ketë as shkollë politike, as shkollë gazetarie për të kuptuar që Shqipëria sot politikisht është krejtësisht ndryshe nga çfarë ishte para 16 shkurtit.

Kjo për dy arsye:  

E para sepse ne i dhamë fund fasadës së regjimit dhe treguam qartë para shqiptarëve, por edhe para faktorit ndërkombëtar, se këtu nuk ka më shtet të së drejtës, por ka një shtet personal, kriminal të Edi Ramës, çka u konfirmua edhe në 30 qershor dhe sot e keni të zezë mbi të bardhë siç është raporti OSBE/ODIHR. Por të njëjtën gjë kanë thënë edhe raportet e Departamentit të Shtetit, raportet e Transparency International.

Së dyti, sepse duke i dhënë fund fasadës së regjimit, duke i treguar shqiptarëve se ne jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe sakrificën më të madhe që mund të ndërmarrë një faktor politik, një parti politike, një aleancë forcash politike, dorëzimin e mandateve, të karrigeve, privilegjeve, imuniteteve dhe gjithçka tjetër që sjell mandati i deputetit apo i kryebashkiakut. Jo thjeshtë jemi një me njerëzit, në kuptimin që jemi njësoj si ata, por jemi gati që bashkë me njerëzit të sjellim një ndryshim që nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm largimi i Edi Ramës, sepse kjo do të ishte e pamjaftueshme. Por do të jetë një ndryshim i thellë, një transformim i thellë politik, një reformë e thellë politike e vendit, që ta rikthejë qytetarin në qendër të vëmendjes, sepse sot është degdisur në periferi të qeverisjes kriminale që sundon vendin. Këtu përfshihet edhe një reformë e thellë zgjedhore, kushtetuese dhe padyshim një reformë e thellë ekonomike e vendit. Ky është synimi ynë. Largimi i Edi Ramës do të ishte tërësisht i pamjaftueshëm. Kush mendon se kjo betejë ka nisur, ik ti të vi unë, e ka shumë gabim. Kjo betejë ka nisur për një transformim, për ti dhënë fund numrit të madh të problemeve të akumuluara këto 30 vite. Për ti dhënë fund tranzicionit dhe për të bërë realitet atë aspiratë që kemi dëgjuar të kumbojë dhe do të vazhdojë të kumbojë edhe më fort në sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri si gjithë Europa.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 06/09/2019 23:27

    A KA NDONJE PLATFORME PD PER TE DALE PERFUNDIMISHT NGA POLITIKA,,,,NUK DUAM ME TUA SHOHIM SURRATIN TUAJ TE QELBUR,,....

    Përgjigju
  • Populli: 06/09/2019 13:39

    O Basha o tu mbyllte e mendjes,me kryehajdutet Tit Vasilin,Nard Ndoken,Munika Kryemadhin e Ilir Floririn do besh platformen e b.thes o trap.

    Përgjigju
  • Albani: 05/09/2019 22:50

    Gjykata ka kohe qe ka rene, po shteti eshte Aty, kuptohet ne nivelet e shtetit 30 vjecar demokraci, pra Lym, nuk mund te sjellesh shtet me te mire ti me Salen. Qeveri tranzitore? Haaa me ke? Ti , Mona Mutes qe se takon as Nishoni paraardhes? Me Ndoken e barsaletave e Duken me Dash mezen? Aaaa po keni resurse Balliun, Salinjonin e Sumes. Shteti do behet ne se do funksionoje SPAK e Gjykata e re, qe dtth se Ju nuk jeni pjese e tij...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 05/09/2019 21:06

    Pirdh se lirohesh Lulaq

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 05/09/2019 20:10

    Eh mesa duket do te kemi vjeshte opozitare,dimer opozitar,pranvere arabe ,vere Jale te zgjatur ... E keshtu dalengadale na vjen behari i 2021. Me pas vere zgjedhjesh . E me pas ... Na vodhen zgjedhjet.Rama ik .E keshtu deri ne 2025. Pastaj ...pastaj s'ka me autobuse te paguar. Do kete demokrate te tradhetuar qe enden rrugeve. Kurse Luli... Ne rastin me te keq plazheve te Holandes. Ne rastin me te mire minister i partise socialiste. Dhe e meriton.Bile me shume se te gjithe. Ne votojme per Ps por nuk krahasohemi me Lulin. Ai le PD -ne pa votuar. Ky po qe eshte sherbim. Filloni protestat tani pas Nard Dashit.Fitorja po ju buzeqesh me ngerdheshje.

    Përgjigju
  • Pyka: 05/09/2019 20:03

    Po keta.Si kuptoj keta,qe lodhen kaq shume dhe e keqja qendron qe si kupton njeri.He me te lumte EDI aty rri ....

    Përgjigju
  • vjeshta Opozitare lol !: 05/09/2019 19:34

    hahahahhaha ka me plas orgjia . basha ka me kercy bel danc - para nard loqes

    Përgjigju
    • Vadejsi: 05/09/2019 20:51

      I Madhi te Medhenjve Nard Magjar Noka

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës