Raporti i plotë i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi

Garantimi i dy të drejtave kushtetuese, e drejta për informim dhe mbrojtja e të dhënave personale, përbëjnë misionin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP). Gjatë vitit 2014, veprimtaria institucionale është përqëndruar fillimisht në mbrojtjen e të dhënave personale dhe më pas edhe në shtyllën tjetër të rëndësishme, të drejtën për informim. Progresi i nisur dhe intensifikuar në muajt e fundit është paraprirë nga ligjet bazë që rregullojnë veprimtarinë e këtij institucioni, rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të paraqitura në Rezolutën “Për vlerësimin e punës së Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2013” si dhe Progres Raporti i BE. 

Në aktivitetin e punës, Zyra e Komisionerit ka pasur prioritet të saj parandalimin dhe shmangien e rasteve të përpunimit të kundërligjshëm të të dhënave personale. Forcimi i zbatimit të ligjit është konsideruar i lidhur ngushtë me plotësimin dhe përmirësimin e kuadrit nënligjor si dhe me rolin aktiv për t’i ofruar asistencë ligjore subjekteve të ndryshëm publik dhe privat. 
Ky raportim identifikon ndërmarrje të iniciativave të reja lidhur me përmirësimin e teknikave të hetimit administrativ të pasqyruara kryesisht në muajt e fundit të vitit kalendarik 2014, si pasojë e të cilave është rritur ndjeshëm numri i inspektimeve. Tërësia e procesit të hetimit administrativ është rrjedhim i ankesave, por edhe hetime administrative të ndërmara kryesisht, nga Zyra e Komisionerit.

Miratimi i ligjit Nr. 119, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” përbën një moment tjetër për të vlerësuar në veprimtarinë e Zyres së Komisionerit për vitin 2014. Në muajin nëntor, Zyrës së Komisionerit ju atribuan kompetencat e parashikuara në këtë ligj duke i dhënë një fizionomi tjetër institucionit. Kryesisht u synua në monitorimin e zbatimit të ligjit, ndërgjegjësim të autoriteteve publike dhe shoqërisë në tërësi, trajtim të ankesave të individëve në afat, përgatitje të programit model të transparencës, etj.
Duke filluar nga nëntori deri në fund të muajit dhjetor, pranë Zyrës së Komisionerit janë depozituar 26 ankesa nga persona fizikë dhe persona juridikë lidhur me mosrespektimin dhe garantimin e së drejtës për informim.
Nga këto ankesa, 4 prej tyre janë deleguar nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Ndërkohë, nga numri total i ankesave, për 5 raste është kryer inspektim, për 3 raste janë zhvilluar seanca dëgjimore, ndërsa janë dhënë 2 vendime për pranim të objektit të ankesës dhe urdhërim të autoriteteve për të dhënë informacionin e kërkuar.
Nga çështjet e shqyrtuara, Zyra e Komisionerit konstaton se ligji për të drejtën e informimit nuk është zbatuar në nivelin e kërkuar nga administrata publike qendrore dhe vendore, duke shmangur kështu detyrimet e tyre për dhënien e informacionit të kërkuar.

Autoritetet publike nuk kanë caktuar ende koordinatorin, detyrim i parashikuar në ligj. Komisioneri, në çdo rast të komunikimit shkresor por dhe në aktivitete të zhvilluara për këtë qëllim ka kërkuar përmbushjen e këtij detyrimi ligjor.
Ndërkohë, nuk është proceduar me sanksione administrative për t’u dhënë mundësinë Autoriteteve Publike për njohjen e procedurave të ligjit dhe përmbushjen e detyrimit brenda afatit kohor prej 6 muaj për miratimin dhe vënien në zbatim të programit të transparencës. 

Në përmbushje të detyrimeve ligjore u hartua e miratua, me urdhërin e Komisionerit nr.14, datë 22.01.2015 “Programi Model i Transparencës për autoritetet publike”, dokument tashmë i publikuar në faqen zyrtare të KDIMDP-së www.idp.al dhe në Fletoren Zyrtare Nr 6, datë 28 janar 2015.
Për zhvillimin dinamik të këtij kuadri ligjor, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA, me dhjetor 2014 organizuan Konferencën “E Drejta Për Informim & Autoritetet Publike”. Qëllimi i Konferencës ishte prezantimi i risive të ligjit të sapo miratuar përpara nëpunësve më të lartë të administratës publike dhe projekt aktet e hartuara në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit me qëllim konsultimin publik të tyre përpara miratimit përfundimtar duke lënë një afat një mujor për dhënie mendimi.
Problematikat e implementimit të ligjit “Për të drejtën e informimit”

Gjatë shqyrtimit të çështjeve të para për të drejtën e informimit, kemi evidentuar probleme që lidhen me përmbajtjen e dispozitave të ligjit, si dhe me zbatimin konkret të tyre. Disa nga këto problematika janë: 

Trajtimi i çështjes bëhet vetëm për të konstatuar ndjekjen e procedurave nga autoritetet publike për trajtimin e kërkesave, ndërsa duhet përcaktuar edhe shqyrtimi i ankesave në themel, nga Komisioneri.

Kërkohet të përcaktohet kategoria e “Autoriteteve publike”, pasi disa prej tyre megjithëse ushtrojnë funksione publike nuk përmbushin kritere të përcaktuara në përmbajtje të këtij përkufizimi.

I njëjti përcaktim duhet bërë edhe për kategorinë e sistemit gjyqësor pasi ankesat adresohen edhe për pajisje me vendime gjyqësore apo dosje gjyqësore të palëve ndërgjyqëse. Ndërsa do të duhet të jepet një përgjigje nga autoriteti/sistemi gjyqësor, konkuron vijueshmëria e procesit gjyqësor në përputhje me legjislacionin civil, penal dhe atë administrativ. 

Analiza e afatit 15 ditë pune për shqyrtimin e ankesës në raste të veçanta, duket e pamjaftueshme, ku për disa veprime siç është rasti i kërkimit të parashtrimeve apo zhvillimit të seancave dëgjimore, lind nevoja për t’iu referuar afateve të përcaktuara në K.Pr.Administrative apo edhe ligjit nr.10279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet Administrative”, ashtu si dhe struktura perkatese dhe ambjentet e punes.

Ne mbrojtjen e te dhenave personale, gjatë kësaj periudhe pranë Zyrës të Komisionerit kanë njoftuar 728 subjekte kontrolluese. Numri i përgjithshëm i njoftimeve të përpunimeve nga kontrolluesit në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2014 ka mbërritur në 4707.
Në krahasim me vitin e mëparshëm këtë vit janë kryer 146 deklarime me shumë.

Ndersa numri i subjekteve kontrolluese të regjistruara për këtë periudhë është 802, duke e çuar numrin e subjekteve të regjistruar në Regjistrin Qendror të Subjekteve Kontrolluese në 4665. Në krahasim me vitin e mëparshëm këtë vit janë kryer 135 regjistrime më shumë.

Një prej detyrave të përcaktuara në rezolutën e Kuvendit mbi vlerësimin e veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit për vitin 2013, ishte identifikimi sa më i plotë i subjekteve kontrolluese e përpunuese dhe regjistrimi i tyre në regjistrin e subjekteve kontrolluese. Në muajin nëntor në përgjigje të kërkesës sonë, QKR vendosi në dispozicion listën e përditësuar të subjekteve kontrolluese të cilët ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë.
Nepermjet këtij informacioni tashme punohet për identifikimin e kontrolluesve dhe kategorizimin e tyre sipas fushës së veprimtarisë.

Kontrolle administrative

Përgjatë vitit 2014 nga Zyra e Komisionerit janë kryer 67 kontrolle administrative, me objekt të përgjithshëm, “Zbatimi nga ana e kontrolluesit i Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar si dhe akteve të miratuara nga Komisioneri.

Inspektime administrative 

KDIMDP ka ushtruar inspektime në terren dhe inspektime online. Inspektimet online janë fokusuar në përpunimin e të dhënave personale në faqen në internet të kontrolluesve, politikat e privatësisë, informimin e subjekteve të të dhënave personale, mënyrat e marrjes së pëlqimit të subjekteve të të dhënave personale, publikimin e të dhënave personale, ruajtjen dhe arkivimin e të dhënave që mblidhen nga faqja në internet e kontrolluesit, etj.

Për shkak të zhvillimeve teknologjike, një pjesë e madhe e shërbimeve nga kontrolluesit publik dhe privat realizohen online. 

Nga zyra e Komisionerit janë zhvilluar 53 inspektime online, në faqet në internet të kontrolluesve dhe për të gjithë këta kontrollues është dërguar fillimisht rekomandim. Kjo është bërë me qëllim krijimin e hapësirës ligjore që vetë kontrolluesit të rikuperojnë shkeljet dhe të garantojnë që veprimtaria e tyre të realizohet në përputhje me parimet e ligjit dhe aktet e nxjerra në zbatim të tij. Për këto rekomandime është bërë verifikimi online i zbatimit të tyre nga ku ka rezultuar se 15 kontrollues nuk kishin reflektuar rekomandimin dhe për 3 prej tyre është proceduar me sanksion administrativ gjobë. 

Gjithashtu, janë realizuar inspektime administrative në terren mbi bazë ankesash, verifikimi të përmbushjes së rekomandimeve dhe urdhrave të Komisionerit si dhe verifikim përmbushjeje të detyrimeve të përcaktuara në ligj. Në total numri i inspektimeve në terren ka qenë 37 prej të cilave 27 kanë qënë me objekt verifikim i zbatimit të rekomandimeve/ urdhrave të Komisionerit. 
Rezultojnë në total 90 inspektime administrative dhe 80 inspektime administrative mbi verifikimin e përmbushjes së rekomandimeve/urdhërave të Komisionerit. 
Sanksione administrative gjatë vitit 2014 

Gjatë këtij viti Zyra e Komisionerit është shprehur me 11 vendime për kontrollues të ndryshëm që korrespondojnë me 19 sanksione administrative me gjobë.
Në zbatim të kompetencave ligjore pas ushtrimit të kontrolleve dhe inspektimeve administrative, janë vendosur gjoba për kontrollues të cilët janë gjetur në shkelje të ligjit. Sanksioni administrativ me gjobë për këta kontrollues ka ardhur si rezultat i seriozitetit të shkeljeve të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit/inspektimit, faktit që këta kontrollues në disa raste kanë qënë përsëritës në moszbatimin e detyrimeve që ju ngarkon ligji dhe një pjesë tjetër si rezultat i ushtrimit të inspektimve me qëllim verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të zyrës së Komisionerit, nga ku është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve. 

Vendosja e sanksioneve administrative është realizuar nga Zyra e Komisionerit në mbështetje të ligjit si edhe në respektim të parimeve të ligjshmërisë, transparencës në vendimmarrje dhe të drejtës së palëve për t’u dëgjuar. Për të gjitha rastet përpara marrjes së vendimit përfundimtar janë zhvilluar seanca dëgjimore me subjektet kontrollues. 

Ekzekutimi i vendimeve

Është vijuar me vënien në ekzekutim të vendimeve të gjobave të zyrës së Komisionerit. Gjatë këtij viti janë marrë masa që të bëhet një rievidentim i të gjithë situatës në lidhje me ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve të gjobës të vendosura përgjatë gjithë periudhës së veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit.

Për këtë qëllim është bërë një rievidentim i të gjithë ekzekutimeve, është kontaktuar me përfaqësuesit e zyrave të përmbarimit me të cilat Zyra e Komisionerit ka lidhur kontrata shërbimi për ekzekutimin e vendimeve të gjobave dhe janë organizuar takime në ambientet e Komisionerit me këta përfaqësues. Është kontaktuar me subjektet kontrollues të cilët nuk kanë përmbushur vullnetarisht detyrimin për pagimin e shumës sipas vendimit të Komisionerit për dënimin me gjobë. Për subjektet që nuk kanë shprehur vullnet për ekzekutimin vullnetarisht të detyrimit, janë përgatitur kërkesat, gjithsej 3 të tilla, për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në gjykatë (vendime të dhëna përpara vitit 2014), dhe janë ndjekur proceset gjyqësore përkatëse.

Në mënyrë statistikore situata e ekzekutimit të detyrueshëm të vendimeve të gjobave përpara vitit 2014 rezulton: Zyra e Komisionerit ka vendosur gjithsej 57 sanksione administrative gjobë, nga të cilat 3 vendime janë ankimuar dhe janë ende duke u ndjekur proceset gjyqësore, 2 vendime janë revokuar.
Sa më sipër, vendime që janë vënë në ekzekutim të detyrueshëm në zyrat përmbarimore janë 52 që i korrespodojnë sanksioneve administrative me gjobë, nga të cilat deri në vitin 2013 janë ekzekutuar nga përmbarimi 30 prej tyre. 

Në vitin 2014, pasi zyra e Komisionerit riktheu vëmendjen në ekzekutimin e vendimeve të prapambetura, u vu në lëvizje ekzektutimi i 22 vendimeve të cilat kishin mbetur pa ekzekutuar. 
U arrit të ekzekutohen 16 vendime dhe janë në proces ekzekutimi të detyrueshëm 6 vendime të tjera. Përsa i përket vendimeve me sanksion administrativ gjobë të vendosura gjatë vitit 2014, janë 11 vendime të cilat korrespodojnë me 19 sanksione administrative gjobë, ku 4 kontrollues kanë ekzekutuar në mënyrë vullnetare, që korrespodon me 8 sanskione administrative, 2 kontrollues kanë ankimuar vendimin në gjykatë dhe 5 kontrollues nuk i janë përgjigjur ekzekutimit vullnetar të vendimeve dhe nga Zyra e Komsionerit, eshte proceduar me veprimet e mëtejshme pas kalimit të afatit ligjor për ankimim dhe kthimin në titull ekzekutiv, për vënien në ekzektuim të detyrueshëm. 

Shumat e arkëtuara (në vlerë monetare) në buxhetin e shtetit nga vendimet e gjobave: 

ü Vlera e arkëtuatuar në buxhetin e shtetit nga sanksionet administrative me gjobë, përpara vitit 2014, rezulton 103.400 lekë.

ü Vlera e arkëtuatuar në buxhetin e shtetit nga sanksionet administrative me gjobë, për vitin 2014, rezulton 677.902 lekë. 
Aktivitete mbi privatësinë

28 Janari, Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Konkurse letrar dhe aktivitete me nxënësit e shkollave

Leksion i hapur me studentët e nivelit Master të Universitetit New York Tirana

Seminar trajnues për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit 

Seminar ndërgjegjësues me përfaqësues të administratës vendore në Qytetin e Korçës dhe Pogradecit

Trajnim i personave të ngarkuar

KDIMDP në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) ka vazhduar trajnimin e thelluar me personat e ngarkuar të kontrolluesve publikë nëpërmjet moduleve të administruara prej tyre. Aktualisht identifikohen rreth 65 persona të çertifikuar në këtë fushë.
Pjesemarrje ne Panairin e Librit “Tirana 2014”

Seminar me ekspert nderkombetar “Mbi implementimin e Rregullave të Detyrueshme të Korporatave në hapësirën frankofone”

Nderkohe jane hartuar 4 akte nenligjore dhe 4 udherrefyes, është dhënë mendim për 10 projektligje, dhe për 19 projekt/akte nënligjore;

për transferim ndërkombëtar të të dhënave personale janë shqyrtuar gjashtë praktika dhe janë dhënë 4 vendime,

Risi tjetër për vitin 2014 ishte edhe miratimi me datë 30 tetor 2014 nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik.” Ligji ka për objekt rregullimin e marrëdhënieve që krijohen në një proces të konsultimit publik, transparent, gjithëpërfshirës, lidhur me procedurën e vendimmarrjes së projekt akteve me karakter normativ, dokumente strategjike kombëtare dhe lokale si dhe politikave me interes të lartë publik.

Ligji ka parashikuar ankimin pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në rast se palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cënuar të drejtën e tyre për njoftim dhe konsultim publik. Ligji hyn ne fuqi ne maj te vitit 2015.

KDIMDP eshte aktive edhe ne marrëdhëniet ndërinstitucionale (Prokuroria e Pergjithshme, Ministria e Drejtesise, Ministria e Brendshme, ILDKPKI, AMA, AKEP, takimi me SP) dhe ato ndërkombëtare.

Per kete vit organizohen ne Shqiperi dy takime mjaft te rendesishme nderkombetare ne fushen e mbrojtjes se te dhenave :
- Konferenca e 17 e autoriteteve te mbrojtjes se te dhenave te vendeve te Europes Qendrore dhe lindore;
- Takimi nderkombetar i autoriteteve europiane per trajtimin e rasteve te vecanta, me nbeshtetjen e ICO, autoriteti britanik ne muajin shtator.

Ne stadin aktual, duke vleresuar dinamiken e zhvillimit, objektivi kryesor pervec sensibilizimit te kontrrolluesve ne te gjithe aspektet e tij qe nga njoftimi e deri tek sanksioni, vleresohet rishikimi i ligjit per te plotesuar dhe transpozuar direktiven e re te BE si dhe disa aspekte te tjera te reflektuar gjete procesit te punes.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin