Raporti i Prokurorisë dhe akuzat
që ngre ndaj serbit Slobodan Gavriç

Raporti i Prokurorisë dhe akuzat<br />që ngre ndaj serbit Slobodan Gavriç
Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës thotë se për ta përcaktuar llojin e eksplozivit të gjetur në veturën e Slobodan Gavriqit, u desh të përdoren skanerët e sigurimit të Ambasadës Amerikane.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës thotë se për ta përcaktuar llojin e eksplozivit të gjetur në veturën e Slobodan Gavriqit, u desh të përdoren skanerët e sigurimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kjo për shkak se qentë e Policisë së Kosovës nuk kishin reaguar ndaj kësaj materie.

tritol prishtine slobodaln gavric

KALLXO.com ka siguruar një pjesë të kërkesës së prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit në të vilën përshkruhen planet e dyshuara të Gavriqit.
Slobodan Gavriq, shtetas i Serbisë, i martuar, baba i dy fëmijëve, punëtor i Ministrisë së Bujqësisë, me profesion veterinar, dyshohet se ka kryer veprat penale të përgatitjes së veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; si dhe import, eksport, transportim, prodhim këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse të ndaluara sipas Kodit Penal të Kosovës.

“Më datën 25.12.2014, rreth orës 16:25, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë, sipas të cilës dyshohet se i dyshuari Slobodan Gavriq do të vijë nga shteti i Serbisë për në Kosovë me një veturë të tipit Renault Clio me targa të Beogradit GB-479-GC dhe se në veturë ka rreth 10 kilogramë eksploziv”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Slobodan Gavriç.

“Sipas informatave, personi në fjalë do të ketë pikë referimi (destinacion) Hotelin Grand në Prishtinë, mirëpo nuk kishte informata të mëtutjeshme për ndonjë objektiv specifik që mund ta ketë ky person”.

“Informatat në fjalë janë përcjellë nga stacioni policor te të gjitha njësitë policore operative si dhe Drejtorisë Kundër Terrorizmit me ç’rast janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese duke përfshirë ngritjen e rrezikut/sigurisë përgjatë të gjitha rrugëve magjistrale por edhe rreth Hotelit Grand”.

“Rreth orës 20:55, në rrugën Ahmet Krasniqi, Lagja Arbëria në Prishtinë nga njësitë policore të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë të caktuar sipas ngritjes së masave pas informacioneve të pranuara lidhur me këtë rast, ku është ndaluar një veturë e tipit Renault Clio që drejtohej nga një shtetas i Republikës së Serbisë i quajtur Slobodan Gavriq, i lindur më 24.04.1968”.

“I njëjti gjatë kontaktit me zyrtarët policorë ka deklaruar se do të shkojë në Hotelin Grand në Prishtinë pa dhënë ndonjë arsye të veçantë për qëllimin e vizitës së tij. Duke marrë parasysh informatat që zyrtarët policorë kishin në dispozicion si rezultat i angazhimit të tyre në operacion, është filluar një kontroll i veturës. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një çantë e zezë në të cilën gjendej një materie e dyshuar që mund të jetë lëndë eksplozive me ç’rast ngasësi i veturës është vënë në kontroll të zyrtarëve policorë. I dyshuari pasi është pyetur nga zyrtarët policorë lidhur me përmbajtjen që gjendej në atë çantë, deklaroi se ajo nuk ishte e tij dhe se nuk kishte njohuri mbi materien që gjendej brenda saj dhe nuk ka pranuar të flasë më shumë”.

“Pas marrjes së këtyre të dhënave mbi dyshimin se në bagazhin e veturës mund të ketë lëndë eksplozive, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për marrjen e masave të sigurisë”.

“Qeni i policisë i njësisë K-9 nuk ka reaguar ndaj kësaj materie, si dhe testet fushore nga njësia për trajtimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese IEDD e Policisë së Kosovës. Materia e dyshuar është testuar me skaner elektronik nga sigurimi i Ambasadës Amerikane dhe ka rezultuar të jetë Eksploziv RDX (eksploziv i fuqishëm ushtarak plastik)me sasi 12 kilogramë e 219 gramë. Gjatë ekzaminimit është vërejtur se në brendi të materies gjendeshin bulona të metalit të cilët përdoren në eksplozive për fragmentim”, thuhet në kërkesën e prokurorisë. 

*Marrë nga RTK

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf