Raporti i TI,Çuçi:Reforma do rrisë
forcën goditëse ndaj korrupsionit
TI: Shqipëria e përmirësuar, ngjit 5 vende

Raporti i TI,Çuçi:Reforma do rrisë<br />forcën goditëse ndaj korrupsionit<br />TI: Shqipëria e përmirësuar, ngjit 5 vende
Shqipëria vijon të shënojë rritje në luftën kundër korrupsionit, të cilat u dokumentuan edhe në raportin e fundit të Transparency International mbi indeksin e perceptimit ndaj korrupsionit për vitin 2016. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 83 nga 176 vende që janë marrë në shqyrtim.
 
Pas raportit, ministri Çuçi në një dalje për mediat u shpreh se perceptimi i qytetarëve lidhur me korrupsionin në Shqipëri ka rënë në mënyrë shumë të ndjeshme "Shqipëria është ngjitur nga vendi i 122-të ku ishte në vitin 2013, në vendin e 83-të në vitin 2016, pra është ngjitur 39 vende" tha ai.
 
Ministri tha se në rajonin tonë, kemi lënë pas Maqedoninë dhe Kosovën, por lufta kundër korrupsionit është një prioritet strategjik për qeverinë.
 
"Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se kemi ende shumë për të bërë. Por, rezultatet shumë inkurajuese të dokumentuara nga Transparency International dëshmojnë se angazhimi i qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur korrupsionin dhe qasja që kemi zgjedhur për ta fituar këtë luftë, po funksionon".
 
Ministri Çuçi mbylli deklaratën duke thënë se zbatimi i reformës në drejtësi është një domosdoshmëri historike për t’i konsoliduar arritjet e tre viteve të fundit në luftën kundër korrupsionit.
 
"Krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit do ta rrisin në mënyrë drastike forcën goditëse të shtetit kundër korrupsionit' përfundoi ai.
 
 
 
Deklarata e plotë
Jam këtu për të ndarë me ju dhe qytetarët lajmin e mirë se reformat e qeverisë po vazhdojnë tëjapin rezultate në çrrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri dhe, për pasojë, po vazhdojnë të rrisin besimin e qytetarëve  shqiptarë ndaj institucioneve shtetërore.

Sot është bërë publik raporti i Transparency International mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2016. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 83 nga 176 vende që janë marrë në shqyrtim në të.

Kjo do të thotë se perceptimi i qytetarëve lidhur me korrupsionin në Shqipëri ka rënë në mënyrë shumë të ndjeshme në këta tri vite te qeverisjes sonë: Shqipëria është ngjitur nga vendi i 122-të ku ishte në vitin 2013, në vendin e 83-të në vitin 2016, pra është ngjitur 39 vende, duke përfshirë ngjitjen prej 5 vendesh nga raporti i një viti më parë. Në rajonin tonë, kemi lënë pas Maqedoninë dhe Kosovën.

Lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjatë dhe një prioritet strategjik për qeverinë tonë. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se kemi ende shumë për të bërë. Por, rezultatet shumë inkurajuese të dokumentuara nga Transparency International dëshmojnë se angazhimi i qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur korrupsionin dhe qasja që kemi zgjedhur për ta fituar këtë luftë, po funksionon.

Në këta tri vite të qeverisjes, ne ndërmorëm reforma të mëdha, si reforma e shërbimeve publike dhe reforma administrativo-territoriale, të cilat e modernizojnë shtetin dhe, për pasojë, ngushtojnë hapësirat për korrupsion.

Ne kemi konceptuar dhe zbatuar, po ashtu, një program ambicioz të luftës kundër korrupsionit, duke ju dhënë, mbi të gjitha, qytetarëve mundësi konkrete për të kontribuar në parandalimin dhe denoncimin e rasteve korruptive.

Siç e dini, qeverisë i është dashur ta zhvillojë këtë luftë kundër korrupsionit si ai njeriu që lufton me një dorë të lidhur pas shpine. Për fat të keq, në këta tri vite të qeverisjes sonë, sistemi i drejtësisë nuk ka bashkëpunuar seriozisht dhe me të gjithë fuqinë e tij në përpjekjet për ta ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri.

Ndaj, zbatimi i reformës në drejtësi është një domosdoshmëri historike për t’i konsoliduar arritjet e këtyre tri viteve të fundit në luftën kundër korrupsionit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë të të gjithë atyre që angazhohen në afera korruptive. Në mënyrë të veçantë krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit do ta rrisin në mënyrë drastike forcën goditëse të shtetit kundër korrupsionit.
Ju falemnderit!


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës