Raporti i TI për korrupsionin,debate
në Kuvend, Balla: Një turp!
Debate në Komisionin parlamentar të Integrimit, mes Çuçit, Bregut dhe Ballës për raportin e Transparency International mbi Indeksin vjetor të korrupsionit. Balla: Turp! Jemi aty ku kemi qenë.
TIRANË - Raporti i Organizatës Transparency International mbi Indeksin vjetor të korrupsionit dhe rënia e Shqipërisë në vend të 116 nga vendi i 113, që ishte një vit më parë, u bë temë diskutimesh në Komisionin parlamentar të Integrimit, ku ishte i thirrur për raportim mbi Strategjinë Kombëtare Antikorrupsion, ministri për Shtetin, Blendi Çuçi.
Ministri për Shtetin, Blendi Çuçi u shpreh: "Shohim se Shqipëria gjithmonë e më tepër po zbret në indeksin e perceptimit të korrupsionit, indeks i përgatitur nga Transparency internacional. Kjo na bën që ne përforcojmë akoma më tepër masat dhe rrisim angazhimin për luftën kundër korrupsionit si një fenomën i cili po gërryen ç'do ditë e më tepër shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar. "
Por deputetët e opozitës dhe kryetarja e komisjonit, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ngritën si shqetësimin mungesën e detajeve mbi luftën konkrete kundër korrupsionit. "Ju do të na thoni cilat do të jenë masat tuaja, gjë të cilën në fakt sot unë nuk është se e prisja përgjigje nga ju, se nuk e kam marrë dot nga asnjë ministër", deklaroi Bregu.
"Konfirmohet ajo që thamë që Shqipëria nga 2005 në 2013 pati një turp, që fillon dhe mbaron atje ku ishte, pothuajse jemi në të njëjtin vend që kemi qenë 118 -ta në 2005, jemi 117-ta sot, pra jemi atje ku kemi qenë në 2005", ndërhyri me fjalën e tij deputeti socialist, Taulant Balla.
Prezantimi i Strategjisë nga ministri Çuçi përkoi në të njëjtën ditë, kur është bërë publik dhe raporti mbi transparencën për korrupsionin, ku Shqipëria ra nga 33 pikë, në 31, duke qene e fundit në Ballkan.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35