Raporti i Venecias për shkarkimin e Metës, nënkryetari i Komisionit Hetimor: Mos bëni interpretime sipas interesit, është puna jonë

Raporti i Venecias për shkarkimin e Metës, nënkryetari i Komisionit Hetimor: Mos bëni interpretime sipas interesit, është puna jonë

Nënkryetari i Komisionit Hetimor Alban Zeneli pas publikimit të raportit paraprak të Komisionit të Venecias,  u ka bërë thirrje palëve politike të ndalojnë bërjen e interpretimit të raportit sipas interesave të tyre.

“Kuvendi i Shqipërisë ka mandatuar një Komision Hetimor për Çështjen e Presidentit të Republikës dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në punën e këtij Komisioni Hetimor. Si nën Kryetar i këtij Komisioni Hetimor unë bëj thirrje për ndaljen e menjëhershme të çdo retorike politike mes palëve. Nuk mund të lejojmë politikën e ditës dhe interesat e ngushta të partive dhe palëve që me retorika boshe, të panevojshme dhe interpretime partizane, të bëjnë pis apo dëmtojnë proçesin në zhvillim”, është shprehur Zeneli.

Sipas deputetit, proçedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, janë një çështje tejet serioze për një shtet serioz anëtar të NATO dhe aspirant për Anëtarësim në BE, dhe për këtë arsye palët politike duhet t’ia lënë interpretimin e saktë të raportit paraprak Komisionit të posaçëm Hetimor.

“Integriteti i punës së Komisionit Hetimor ka rëndësi shumë më të madhe se përfundimet e tij në fund të mandatit të tij. Ta mbrojmë me gjithë fuqinë tonë integritetin e punës së Komisionit Hetimor”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë