Raporti i BE-së mbi ndryshimet klimaterike, tregon se njeriu është shkaku kryesor i ngrohjes globale që nga vitet ’50. Shkencëtarët paralajmërojnë se vazhdimi i lëshimit të gazrave në atmosferë, do të rrisë ngrohjen dhe ndryshimet në të gjitha aspektet sistemit të klimës.
Pas një jave negociatash intensive në kryeqytetin e Suedisë, doli raporti përmbledhës i ligjvënësve mbi shkencën fizike të ngrohjes globale. Pjesa e parë e një triologjie të IPCC-së, është një dokument me 36 faqe që konsiderohet si deklarata më e hollësishme mbi kuptimin tonë për mekanizmat e një planeti në ngrohje.

Sipas raportit, secila prej këtyre tre dekadave të fundit, kanë qenë ndoshta më e ngrohtë se paraardhësja e saj dhe më e ngrohtë se çdo periudhë e 1,400 viteve të fundit. Duke folur në një konferencë lajmesh në kryeqytetin suedez, Prof. Thomas Stocker, tha se ndryshimet klimaterike sfidojnë dy resurset kryesore të njerëzve dhe ekosistemit, tokën dhe ujin. Shkurt, këto ndryshime kërcënojnë planetin tonë, shtëpinë tonë të vetme.

Që prej 1950-ës, autorët e raportit thonë se njeriu ka qenë përgjegjës për më shumë se gjysmën e rritjeve të vëzhguara të temperaturës. Megjithatë, raporti alternon një figurë kyçe nga studimi i 2007-ës. Kufiri i temperaturave të dhëna për një dyfishim të CO2-shit në atmosferë, ishte 2.0C deri në 4.5C në atë report. Në dokumentin e fundit ky kufi u ndryshua në 1.5C deri në 4.5C. 

Shkencëtarët thonë se niveli i detit do të vazhdojë të rritet më shpejt se sa 40 vite më parë. Ujërat pritet të rriten me 26-82 cm, në varësi të lëshimit të gazrave në atmosferë përgjatë këtij shekulli. Për të ardhmen, raporti tregon se ngrohja është projektuar të vazhdojë sipas të gjithë skenareve dhe pritet të kalojë 1.5C deri në vitin 2100.


(v.gj/shqiptarja.com)