Raporti më të bukurën, Rama
tregon fabulën me ashensorët

Raporti më të bukurën, Rama<br />tregon fabulën me ashensorët
Kryeministri Rama nga konferenca Ministeriale ‘Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm’ Rama theksoi se ka një degradim të pakuptueshëm të raportit me të bukurën dhe se rajoni ynë jeton prej vitesh nën agresionin e të shëmtuarës.
 
Rama ka treguar edhe një shembull nga koha kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës dhe një krahasim mes dy ashensorëve.
 
"Dua ta mbyll me një prej shembujve të eksperiencës si kryebashkiak ku kam parë dhe mundur të prek me fakte konkrete sesi ripërtëritja fizike dhe një raport tjetër me hapësirën përsa i përket sensit të të bukurës ka sjellë impakt në qasjen e njerëzve ndaj ligjit dhe për të paguar kontributin për bashkinë dhe gatishmërinë për të qenë bashkë për të çuar më tej një projekt të hapësirës.
 
Shembulli që duhet sjellë është nëse marrim dy ashensorë të prodhuar në të njëjtin vend, njërin e vendosim sikur është dhe tjetrin e shkarravisim, ky i fundit do të dalë nga përdormi më shpejt, edhe pse nga pikëpamja mekanike kanë të njëjtën moshë
' tha Rama.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)