Për vetëm katër muajt e fundit të 2017 deputetët e Kosovës kanë marrë mbi 1.3 milionë euro paga, kanë shpenzuar 30 mijë euro për dreka zyrtare, rreth 22 mijë euro kanë bërë shpenzime telefonike, ndërsa për udhëtime gjatë vizitave jashtë vendit kanë marrë rreth 30 mijë euro.
Ndërkohë, Kuvendi nuk ka publikuar ende shpenzimet e deputetëve për vitin 2018, ndonëse tashmë po bëhen 5 muaj që ka nisur viti. Raporti financiar për tremujorin e parë të vitit 2018 do të publikohet pasi të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa/ Zeri.info
Komento