Raporti nga 'Gazetarët pa kufij', Vasili: Po shkojmë në greminë me këtë kryeministër mashtrues

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar raportin nga “Gazetarët pa kufij", ku Shqipëria kishte humbu 7 vende, si një tregues që Shqipëria qeverisë nga një "mashtrues". Nga selia e kuqe, Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka "kapur edhe pushtetin e katër", referuar këtu mediave.

Ai është ndalur edhe tek nisma e Ramës, për shpifjen në media, duke e cilësuar atë si një mjet që po përdoret nga kreu i qeverisë, për t'ua mbyllur gojën gazetarëve.

"Këto raporte tregojnë qartë se çfarë mashtruesi qeveris sot vendin. Ky mashtrues i pacipë quhet Edi Rama dhe ta kuptoni këtë gjë të nderuar qytetarë po ua lë juve gjykimin duke cituar çfarë thotë Edi Rama dhe çfarë thonë organizata e reporterë pa kufij, e cila bën vlerësimin e lirisë së medias kudo në botë. (...) Goditja e Edi Ramës është përqendruar dhe tek pushteti i katërt tashmë, pasi ka rrëmbyer drejtësinë, pasi ka rrëmbyer Parlamentin dhe e ka kthyer në një shportë karavidhesh, ka rrëmbyer ekzekutivin dhe beteja e fundit është me media, me pushtetin e katërt, e cila është edhe dritarja ku shqiptarët mësojnë mbi të vërtetat. Ata që duhet të hetojnë mbi fajet e Edi Ramës nuk hetojnë për korrupsionin.

Por nuk kanë turp, duke filluar nga Prokurorja e Përgjithshme kur bodigardët e saj dhunojnë njerëzit e medias siç ndodhi me gazetarin. (...) Pra gjithçka për të mbyllur gojën, gjithçka për të mos dalë të vërtetat. Por qytetarë jini të qetë. Këto të vërteta do të vazhdojnë të dalin pa ndërprerë. Dhe Edi Rama do të jetë gjithmonë e më keq e gjithmonë e më ngushtë në poshtërsinë që i bën këtij vendi. Të vërtetat janë te Unaza e Re. Të vërtetat janë tek Bregu i Lumit. Të vërtetat i citojmë ne nga foltoret e partive. Dhe nëse do të mbyllë një televizion, një media sociale apo një tjetër, nuk na ndërpresin dot që të gjithë këto letra në dorë ne të shkojmë derë më derë çdo qytetari e t’ia themi me qetësi dhe dalë nga dalë.

Por të gjithë duhet të shpëtojmë këtë liri themelore që Shqipëria duhet të mos zhytet më në një greminë dhe të mos izolohet në mënyrë të tmerrshme, ashtu siç duan ta izolojnë edhe fizikisht, duke bërë Europën që të na shikojë dhe të na imponojë vënien e vizave, ashtu edhe për atë varfëri e cila po dërrmon shqiptarët. Kjo liri është liri themelore. Po shkojmë në greminë dhe kemi përballë një mashtrues që nuk reflekton. Zgjidhja e vetme që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve, është që të gjithë së bashku të mos pajtohemi kurrën e kurrës me këtë lloj dhunimi, rrëmbimi, cenimi, jo thjeshtë të demokracisë, por të jetës sonë", tha Vasili. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglatwri: 19/04/2019 14:21

    O Petrit o Buf Pulash

    Përgjigju
    • Gjeli: 19/04/2019 16:25

      Pulat hane mu...

  • Drejtësia po vjen: 19/04/2019 13:36

    KUFOM POLITIKE,,KAQ E PATE SILI,,,KOHA MBAROJ,,BËJ GATI RROBAT E BURGUT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur