Raporti/Njerëzit e Sali Berishës
akuzohen nga UEFA për trukime

Raporti/Njerëzit e Sali Berishës<br />akuzohen nga UEFA për trukime<br /><br>
Skandali i trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut i cili e la për 1 vit jashtë Ligës së Kampionëve dhe që tashmë e rrezikon që ta lërë për një dekadë jashtë çdo kompeticioni europian, ka marrë përmasa më të mëdha duke përfshirë edhe figura politike dhe biznesmenë të njohur. 

Në raportin e UEFA-s, thuhet se që nga vitit 2010 Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare. Nga ky raport dalin të përfshirë dy njerëz me shumë peshë dhe të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha. Bëhet fjalë për ish-ministri i Financave, Ridvan Bode si dhe ish-deputetin Dashnor Sula.

Sipas raportit të UEFA që ka siguruar “Shqiptarja.com” këta dy politikanë përmenden si të përfshirë në skandalin e trukimeve në bastet sportive. Madje ish-ministri Ridvan Bode përmendet së bashku me presidentin aktual të Skënderbeut, Ardian Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo cilësohen në këtë raport si personat kryesorë të klubit korçar të lidhur me bastet.

Sipas raporti të publikuar nga UEFA, ish-ministri Bode ish presidenti i ekipit, Agim Zeqo dhe ai aktual, Ardian Takaj kanë trukuar 52 ndeshje të Skëndërbeut, 41 prej të cilave në Superligën Shqiptare, 5 ndeshje në Champions League dhe 6 ndeshje miqësore.

uefa

Bode e Sula
Për dy politikanët e Partisë Demokratike në raport thuhet specifikisht se dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e dy ndeshjeve midis Skënderbeut e Shkumbinit. “Ridvan Bode thuhet gjithashtu se ka një lidhje të ngushtë me klubet e tjera në Shqipëri.

Ai është mik i mirë i donatorit kryesor të KS Shkumbinit, Dashnor Sula. Të dy ata janë anëtarë të Partisë Demokratike. Në të vërtetë nga sinjalizimi i BFDS janë edhe dy ndeshje midis Skënderbeut e Shkumbinit të sinjalizuara 12/12/2010 dhe 08/12/2012 si të trukuara për baste dhe për të fituar Skënderbeu.

Për të dyja ndeshjet nga BFDS janë raportuar si: "Shumë të dyshimta dhe ka shumë të ngjarë të manipulohen për qëllime bastesh".”, thuhet në faqet 56-57 të raportit inspektorëve të UEFA-s.

uefa
raporti per skenderbeun

raporti per skenderbeun



Faksimile e raportit 93 faqësh të UEFA-s për Skëndërbeun

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City