TIRANE- Raporti paraprak mjekoligjor në lidhje me vdekjen e dy grave të moshuara për të cilat u tha fillimisht se u helmuan nga ushqimi në një ceremoni martesore, nxorri faktin se 45-vjeçarja Prena Gega dhe 40-vjeçarja Drenusha Prendi mund të jenë asfiksuar nga dioksidi i karbonit që është lëshuar nga një gjenerator që ndodhej shumë pranë dritares së dhomës ku ishin duke fjetur 2 gratë, bashkë me nusen Pashke Gega, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ky rezultat paraprak i referohet faktit që në gjakun e viktimave dioksidi i karbonit u gjend në nivel të lartë.
Pritet të dalin edhe analizat toksikologjike, të cilat do të nxjerrin edhe rezultatin përfundmtar të shkaqeve reale që çuan në vdekjen e dy dasmoreve.
NGJARJA NË MAMURRAS
Pak orë pas darkës së ceremonisë martesore gjatë mbrëmjes së 27 tetorit, nusja 21-vjeçare Pashke Gega dhe dy familjaret e saj, 45-vjeçarja Prena Gega dhe Drenusha Prendi 40-vjeç kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Familjarët i kanë shoqëruar menjëherë drejt spitalit të Mamurrasit, ku për pasojë dy gratë më të moshuara kanë humbur jetën.
Në një kohë që policia ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, familjarët deklarojnë se ngjarja mund të ketë motive të tjera. Sipas gazetarit të TV A1Report, Kreshnik Zeqaj, nga qendra spitalore “Nënë Tereza” ku ndodhet e shtruar nusja 21-vjeçare, familjarët thonë se helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Nusja, sëbashku me dy familjaret e saj pas përfundimit të ceremonisë së dasmës kanë fjetur në shtëpinë e nuses, ndërsa vetëm disa orë pas mesnate kanë shfaqur shqetësime. Sipas dëshmitarëve, dy orë pasi kishte nisur ceremonia e dasmës në një lokal në Bushnesh, dy gratë janë ndjerë keq, por ky fakt është anashkaluar pasi kanë menduar se është diçka kalimtare. Më tej, kur gjendja e tyre është përkeqësuar, gratë janë dërguar në spital, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkaq, nusja e re ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ngjarja ndodhi pas dasmës