Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, gjatë raportimit në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore të Komisionit për vitin 2023, u shpreh se ligjshmëria, shpejtësia në vendimmarrje, transparenca dhe dixhitalizimi i shërbimeve janë në fokus të punës së KPP-së.

Progresi i Komisionit të Prokurimit Publik, sipas tij, “është vlerësuar gjithashtu edhe në progres- raportin e Komisionit Europian ku ndër të tjera në lidhje me veprimtarinë e KPP-së është vlerësuar transparenca në sistemin e ankesave publike.

Duke raportuar mbi aktivitetin e vitit 2023, Myzyri u shpreh se gjatë vitit 2023 janë regjistruar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, 866 ankesa në total, prej të cilave 854 ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 8 ankesa për procedurat e ankandit publik, 1 ankesë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe 3 ankesa për leje minerare.

“351 prej tyre ose rreth 40.5 %, janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe 514 ankesa ose rreth 59.4 % e tyre, janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave”, shtoi ai.

Myzyri theksoi se për shkak të problematika të vërejtura gjatë procesit të shqyrtimit të ankesave, të kryera si nga ana e operatorëve ekonomikë ashtu edhe autoriteteve kontraktore, Komisioni anuloi 73 procedurave të prokurimit publik.

“Komisioni i Prokurimit Publik me vendimmarrjen e tij, i ka kursyer buxhetit të shtetit, vlerën prej rreth 342.1 milionë lekësh, llogaritur si diferencë e ofertës së kualifikuar nga vendimmarrja e autoriteteve kontraktore dhe e operatorëve ekonomikë të ankuar, ankesa e të cilëve është pranuar nga KPP-ja”, tha ai.

Gjatë vitit 2023, bëri të ditur Myzyri, janë dërguar për hetim 30 çështje pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, Rrjetit të Koordinatorëve Kundër Korrupsionit dhe Autoritetit të Konkurrencës.

“Qëndrueshmëria e vendimmarrjes së Komisionit është konfirmuar edhe nga Gjykata administrative, si në drejtim të numrit më të ulët të padive, me vetëm 4.4 % të vendimeve të Komisionit të ankimuara në Gjykatë, në krahasim me 5.5 % në vitin 2022, por edhe në raport me vendimmarrjen e Gjykatës në lidhje me këto vendime”, theksoi ai.

Më tej, Myzyri, theksoi se gjatë vitit 2023, kanë vijuar përpjekjet e institucionit në drejtim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve në rrugë digjitale.

“60.3% e operatorëve ekonomikë zgjodhën vullnetarisht të dorëzojnë ankesa vetëm në rrugë elektronike, pranë autoritetit/enteve kontraktore dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Përmes digjitalizimit të shërbimeve, arritëm t’u kursejmë 150,810 km rrugë operatorëve ekonomikë për të paraqitur ankesa, arritëm të shmangim printimin e mbi 2286 fletëve dhe të rrisim aksesin e operatorëve ekonomikë në sistemin e rishikimit. Falë digjitalizimit të shërbimeve, mbi 18 operatorë ekonomikë ankimues të rinj kanë paraqitur ankesa, duke pasur në total 291 operatorë ekonomikë ankimues për 213 autoritete, që kanë publikuar procedura prokurimi mbi kufirin e blerjeve të vogla”, tha ai.

Gjithashtu, shtoi Myzyri, përdorimi i Sistemit të Ankesave Elektronike nga Autoritetet Kontraktore, ka reduktuar kohën e dërgimit të vendimit, si dhe ka sjellë lehtësim në komunikimet mes autoriteteve/enteve kontraktore me Komisionin e Prokurimit Publik dhe operatorët ekonomikë. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)