TIRANE - Jo vetëm që janë shtuar përdoruesit e drogave, por ka ndryshuar shumë edhe mënyra se si ata e marrin lëndën narkotike. Sipas raportit që Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka publikuar për drogën dhe krimin, vihet re se në vendin tonë kjo shifër është ngjitur në 65 mijë. Por ajo që është më shqetësuese është fakti se 83 për qind e tyre përdorin heroinën, pra e marrin drogën në mënyrë intravenoze, me injektim, me shiringa. Raporti citon se shiringat përdoren disa herë dhe kalohen nga njëri tek tjetri. Kjo ka bërë që të rritet edhe numri i personave që janë infektuar me hepatit B dhe C, respektivisht 20% dhe 30%. Por raporti i OKB-së, i publikuar një ditë më parë ka nxjerrë në dritë edhe një fakt tjetër tronditës. Si pasojë e rritjes së personave që e marrin drogën me injeksion, është rritur edhe numri i personave që humbin jetën nga overdoza, i cili nga 1 për qind tashmë është 3 për qind e peronave humbin jetën nga mbidoza.
TE RINJTE
Një tjetër fakt shqetësues është përdorimi i drograve të forta edhe nga adoleshentët, si dhe fakti që atyre u ofrohet edhe në ambientet e shkollave. Sipas raportit 5-7% e personave të moshës 15-18 vjeç përdorin kanabis; 4% e kësaj grupmoshe përdorin ekstazi; 1% përdorin heroinë; 2-3% përdorin kokainë dhe 8% e të rinjve kanë deklaruar se lënda narkotike u ofrohet në ambientet e shkollave. Po sipas raportit të OKB-së, që ka bërë një studim gjatë vitit 2011 për drogën dhe krimin në vendin tonë, nga 65 mijë përdorues që numërohen në vendin tonë, 8 mijë janë përdorues prej shumë vitesh, ndërsa 5 mijë të tjerë konsiderohen përdorues problematikë. "Problem tek shqiptarët që janë përdorues droge është se 83 për qind përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën injektojnë atë përdoren disa herë, ndaj dhe numri i personave me hepatite nga radhët e përdoruesve të drograve është shumë i lartë. Afro 20 për qind e përdoruesve marrin drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe fakti se afro 400 përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjeç kanë kryer vepra penale nën efektin e narkotikëve dhe 16 janë gra", - ka deklaruar James Bell, përfaqësuesi i UNODC, dje gjatë tryezës për përdorimin e metadonit në vendin tonë, substancë e cila trajton varësinë nga droga. Aktualisht terapia me metadon në vendin tonë jepet falas, por duket se nuk ka shumë sukses, pasi 90% e atyre që e marrin këtë terapi thonë se kanë përdorur edhe heroinën njëkohësisht. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, metadoni vitin e ardhshëm synohet të futet në listën e medikamenteve me rimbursim.
"Kemi në trajtim mjekësor afërsisht 600 raste me metadon. Ministria po shikon mundësinë që vitin tjetër metadoni të jetë me rimbursim", - tha Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në MSH. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ndërkaq paralajmëroi ngritjen e qendrave të tjera multidisiplinare publike për trajtimin e përdoruesve të drogës. Gjatë publikimit të raportit të UNODC për shërbimet e trajtimit ndaj përdoruesve të drogës, Tavo tha se lufta kundër drogës është prioritet i qeverisë, pasi ky fenomen po ndikon negativisht në vend. Strategjia e re antidrogë 2012-2016 synon zgjerimin dhe hapjen e programeve të reja të trajtimit me agjent farmakologjik si metadoni, pasi kjo është një ndër mënyrat, nëpërmjet të cilave synohet parandalimi i përdorimit të drogave.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com