Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se raporti përfundimtar i ODIHR-it për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se zgjedhjet në Shqipëri ishin demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin social Twiter Balla thekson se të gjitha rekomandimet e dala nga raporti përfundimtar i ODIHR-it do të adresohen në Kodin Elektoral.
Sipas Ballës, më 30 Qershor u garantua e drejta Kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar të qetë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
"Raporti përfundimtar ODIHR për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike. Tashmë të gjitha rekomandimet t’i adresojmë në Kodin Elektoral" shkruan Balla.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)