Raporti për zjarret/ KLSH kërkoi largimin nga puna të 2 drejtorëve te ‘Mbrojtja Civile’! Tenderi iu dha një kompanie që s'kishte asnjë helikopter në gatishmëri

Shkarkimin e 2 drejtorëve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kërkoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin që bëri për përballimin e zjarreve në vend. KLSH kërkoi shkarkimin e Robert Hysenllarit, Dr. i Gatishmërisë e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, i cili akuzohet se nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave në 2021. Ndërkohë që KLSH kërkoi shkarkimin edhe të Klajdi Nikollës, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Projekteve. Drejtoria e Klajdi Nikollës lidhi kontratë më 'Viva Helicopter', e cila s'ka asnjë helikopter. Sipas KLSH Kontrata me helikopterët privatë për shuarjen e zjarreve u lidh në mënyrë të padrejtë

Në raportin e publikuar së fundmi, KLSH nënvizoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë shkelur ligjin sa i përket menaxhimin të situatës me zjarret në vend gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2021.

Gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuar për emergjencat civile (zjarret), ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë. Sipas raportit thuhet se nga 4 helikopterë ‘cougar’ që kanë Forcat e Armatosura vetëm njëri është funksional, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë veshje dhe pajisje e makinat zjarrfikëse janë të viteve 1960-1970.

Sipas KLSH është shkelur ligji për marrjen e helikopterëve me qira për shuarjen e zjarreve në vend. Në raport kërkohet që nga dy kompanitë të kthejnë mbrapsht  4.6 milion lekë të përllogaritura gabim me intenerarin Berlin-Shqipëri, ku kontrata thotë KLSH s’ka një intinerar të tillë për shuarjen e zjarreve. Sipas raportit të siguruar nga ReportTv përgjatë verës së 2021 nga Jugu në Veri janë shpenzuar duke blerë shërbimin privat me dy helikopter afro 37 milion lekë.

'Është likuiduar shoqëria “V.H.” për vlerën 36,069,300 lekë, për 89.06 orë pune operacionale të helikopterëve të kontraktuar për fikjen e zjarreve. Regjistri i mbajtur për orët operacionale të helikopterëve më datë 03.08.2021, pasqyron Berlin(Gjermani)-Shqipëri 11,53 orë operacionale x 405,000 lekë/ora = 4,669,650 lekë, veprim në kundërshtim me pikën 2.6 të marrëveshjes në të cilën është shprehur në mënyrë eksplicite se “Njësia mbi të cilën bëhet përllogaritja e shpenzimeve të kryera, është për orë pune operacionale ku “Kohë pune operacionale”, do të konsiderohet koha nga momenti i ngritjes së helikopterëve nga V. Baldushk-Tiranë deri në kthimin në Baldushk-Tiranë....”.Vlera 4,669,650 lekë përbën dëm ekonomik për AKMC dhe Buxhetin e Shtetit dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria V.H.” shpk.'- thuhet në raport.

Pjesë nga raporti i KLSH

Klajdi Nikolla, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, për arsye se

Kualifikimi, shpallja fitues e operatorit ekonomik "V.H." nga KVO, si dhe lidhja e kontratës, është kryer në mënyrë të padrejtë, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 162, datë 23.12.2020, "Për prokurimin publik" nenet 77,87,89,90,92 dhe VKM nr. 285, datë 19.5.2021, "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", neni 82. Konkretisht:

-Operatori ekonomik "V.H."shpk nuk disponon asnjë mjet të fluturimit ajror, por ka aktmarrëveshjen e datës 07.06.2020 ndërmjet Operatorit ekonomik "V.H."shpk, dhe Kompanisë A.I.G.CGjermani, dokument i pavlefshëm për tu marr në konsideratë.

Robert Hysenllari

D.1.a. "Largim nga shërbimi civil", sipas pikës "ç" e nenit 58,

1. R.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, për arsye se:

-Për periudhën objekt auditimi nga AKMC, nuk janë kryer inspektime për gatishmërinë e strukturave të Mbrojtjes Civile për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 45/2019 "Për mbrojtjen civil", neni 67 "Inspektimi", pikat 1 dhe 2.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton