Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile kanë shkelur ligjin sa i përket menaxhimin të situatës me zjarret në vend gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2021. Kështu thuhet në raportin e vitit 2021 të Këshillit të Lartë të Shtetit, pas auditimin të kryer për mbrojtjen nga Emergjencat Civile.
Gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuar për emergjencat civile (zjarret), ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë. Sipas raportit thuhet se nga 4 helikopterë ‘cougar’ që kanë Forcat e Armatosura vetëm njëri është funksional, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk kanë veshje dhe pajisje e makinat zjarrfikëse janë të viteve 1960-1970.
‘Niveli qendror dhe lokal nuk ka burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshme për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 61 Bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme.’ vlerëson KLSH.
Sipas KLSH është shkelur ligji për marrjen e helikopterëve me qira për shuarjen e zjarreve në vend. Në raport kërkohet që nga dy kompanitë të kthejnë mbrapsht 4.6 milion lekë të përllogaritura gabim me intenerarin Berlin-Shqipëri, ku kontrata thotë KLSH s’ka një intinerar të tillë për shuarjen e zjarreve. Sipas raportit të siguruar nga ReportTv përgjatë verës së 2021 nga Jugu në Veri janë shpenzuar duke blerë shërbimin privat me dy helikopter afro 37 milion lekë.
'Është likuiduar shoqëria “V.H.” për vlerën 36,069,300 lekë, për 89.06 orë pune operacionale të helikopterëve të kontraktuar për fikjen e zjarreve. Regjistri i mbajtur për orët operacionale të helikopterëve më datë 03.08.2021, pasqyron Berlin(Gjermani)-Shqipëri 11,53 orë operacionale x 405,000 lekë/ora = 4,669,650 lekë, veprim në kundërshtim me pikën 2.6 të marrëveshjes në të cilën është shprehur në mënyrë eksplicite se “Njësia mbi të cilën bëhet përllogaritja e shpenzimeve të kryera, është për orë pune operacionale ku “Kohë pune operacionale”, do të konsiderohet koha nga momenti i ngritjes së helikopterëve nga V. Baldushk-Tiranë deri në kthimin në Baldushk-Tiranë....”.Vlera 4,669,650 lekë përbën dëm ekonomik për AKMC dhe Buxhetin e Shtetit dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria V.H.” shpk.'- thuhet në raport.
Kritike paraqitet sipas raportit edhe situata me mjetet e punës për zjarrfikësit në terren ku ata nuk disponojnë mjetet e duhura.
“Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj.”- thuhet në Raport.
Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk janë përdorur Kapacitetet e Paralajmërimit të hershëm.
“Deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, nuk është realizuar (është në proces) rehabilitimi i stacioneve hidrometeorologjike të cilat janë në pronësi të AKMC-së, që do të përdoren për detyra operacionale nga IGJEO. Njëkohësisht numri i vrojtuesve dhe sinjalizuesve të kontraktura nga njësitë vendore është në nivel të kufizuar” thuhet në auditim.
Në një kohë që Shqipëria ka hyrë në stinën e nxehtë dhe probaliteti i lartë i zjarreve si në rastin e ishullit Sazan pak javë më parë, ende helikopterët Cougar që mund të përdoren për shuarjen nga ajri me ujë janë në servis jashtë vendit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
C'vlejne zjarrefikset e reja dhe helikopteret,apo dronet perpara sateliteve ?!
PërgjigjuKjo ndodh sepe helikopteret ne Shqiper kane ardhur te perdorur dhe me shume ore pune ne perdorim dhe riparimi i tyre kushton me shume se ti blesh te rinj. Shikoni helikopteret e polocise qe jane blere ne France para viteve 90 sa jetegjate jane sepse u blene ne fabrike...
Përgjigju