Raporti: Pezullohet "Bankers"
deri në rehabilitimin e Marinzës

Grupi i Punës i ngritur nga Ministria e Energjitikës, AKBN dhe Albpetrol për vlerësimin dhe shkaqeve që çuan në shpërthimin e gazit në Marinzë ka publikuar raportin paraprak ku thuhet se kompania “Bankers Petroleum” duhet të pezullojë aktivitetin deri në normalizimin e situatës në sheshin e pusit P29 A, deri në momentin e rehabilitimit të sipërfaqeve të prekura nga grifonet.

Po ashtu në raport shkruhet se shpërthimet kanë ndodhur pasi Bankers ka neglizhuar procedurat e parashikuara gjatë shpimeve në këtë zonë. 

Grupi i Punës ka vlerësuar se kompania “Bankers Petroleum” nuk ka studiuar paraprakisht historikun e puseve përreth të shpuara më përpara nga kompania “Albpetrol”, duke neglizhuar këtë informacion të vlerësuar si shumë të rëndësishëm. 

Sipas raportit paraprak të grupit të punës është vënë re se vetëm pas incidentit të ndodhur më 1 prill, kompania “Bankers Petroleum” ka marrë informacionet se në këtë pus, në vitin 1989 kishte filluar injektimi ciklik i gazit karbonik dhe në këtë pus ishin realizuar 4 cikle injektimi, i fundit i kryer në Prill-Qershor 1991, ku gjithsej janë injektuar 2.293.329 m/kub gaz karbonik.
 
Në përfundim të raportit të inspektimit grupi i punës ka nxjerrë një listë prej 6 rekomandimesh dhe masash që duhen marrë në lidhje me situatën e krijuar.  
 
Grupi i Punës rekomandon:
 
1. Pezullimin e te gjitha punimeve te kompanise Bankers Petroleum Albania Ltd ne sheshin e pusit P29 A, deri ne momentin e rehabilitimit te siperfaqeve te prekura nga grifonet. 

2. Ne te gjithe punimet e shpimit ne te ardhmen, kompania Bankers Petroleum duhet te kete ne gjendje pune normale te dy linjat e preventoreve, te cilat duhet te jene me tubo me diameter jo me pak se 4 polsh. 

3. Kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, para se te filloje shpimin e puseve ne sheshet e miratuara, te marre informacionin e duhur per historikun e puseve ekzistuese dhe ne pershtatje me kete historik te zgjedhe teknologjine e shpimit te pusit. 

4. Per shpimin e puseve qe kompania Bankers Petroleum Petroleum Albania Ltd, do te kryeje ne vendburimin e Patos-Marinez, te perzgjedhe nenkontraktore qe plotesojne kushtet teknike dhe tekonologjike, pasi nenkontraktori aktual, ne kete incident (fontane) ka reflektuar mangesi teknike ne zgjidhjen e situates se krijuar. 

5. Duke marre shkas nga incidenti (fontana) i ndodhur tek pusi nr. 5761 ku solucioni argjilor rezerve nuk kishte ne parametrat e duhura, rekomandojme qe ne cdo shesh pusi, kompania te disponoje mbi tre (3) volume pusi solucion argjile te renduar me peshe specifike mbi 1.30 gr/cm3. 

6. Kompania Bankers Petroleum duhet te vleresoje situaten aktuale te shkaterrimit te nentokes nga grifonet.

Aktiviteti i Bankers Petrolium do të pezullohet deri në normalizimin e situatës në sheshin e pusit P29 A, deri ne momentin e rehabilitimit te siperfaqeve te prekura nga grifonet. Mungesa e linjës së dytë preventore në puset ku Bankers po bënte shpimet e radhës ka qenë shkak për dy shpërthimet e ndodhura në 1 prill në fshatin Marinzë në Fier. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv  në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu