Raporti, Prokuroria: Ministria
e Drejtësisë shkeli Kushtetutën

Raporti, Prokuroria: Ministria<br />e Drejtësisë shkeli Kushtetutën
TIRANE-  Tjetër reagim i ashpër vjen nga Prokuroria në lidhje me raportin që Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Parlamentit, javën e kaluar,  mbi inspektimet e kryera pergjate periudhes 02.12.2010 – 31.01.2012.

Këshilli i Prokurorisë, deklaron se Ministria e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorise. Ky këshill të premten, më 23 mars, mori në shqyrtim raportin dhe nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë sot në redaksitë mediatike deklaron se ministria e Drejtësisë në kundërshtim me Kushtetutën dhe nenin 56 te ligjit nr 8737 date 12.2.2001 ‘’ Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise’
ka përdorur të dhëna statistikore te Prokurorise se Pergjithshme per vitin 2011, duke raportuar per gjendjen e kriminalitetit ne Republiken e Shqiperise. " Madje- vazhdon raporti- te dhenat statistikore te Prokurorise se Pergjithshme jane manipuluar duke paraqitur shifra ndryshe nga çfare jane ne realitet."

Keshilli i Prokurorisë vëren gjithashtu se raporti i ministrisë së Drejtësisë nuk është profesional, janë manipuluar jo vetëm shifrat e statistikes së prokurorisë por edhe të perqindjeve të prokurorive të kontrolluara...dhe  raporti ka tendencë negative ndaj prokurorisë.

“Gjuha dhe terminologjia e perdorur ne kete raport...e kordinuar kjo me manipulim te shifrave jo vetem te statistikes se prokurorise por edhe te perqindjeve te prokurorive te kontrolluara te shkalles se pare ...tregojne qarte mosprofesionalizmin e kontrolleve te ushtruara, tendencen ne sensin negativ te shfaqur ne keto kontrolle, duke devijuar nga fryma e ligjit qe ka per qellim qe nepermjet kontrolleve, te permiresohet ne menyre te vazhdueshme aktiviteti profesional i prokurorise.”- nënvizon deklarata për shtyp që është përcjellë sot nga zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

KONKLUZIONET E KESHILLIT TE PROKURORISE

NUK U KONTROLLUA PUNA E TE GJITHE PROKUROREVE

Raporti nga pikpamja formale i eshte permbajtur percaktimeve te nenit 56 te Ligjit nr 8737 date 12.2.2001 ‘’ Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise’, por ne permbajtje, ne teresine e tij, raporti ka devijuar nga konteksti i nenin 56 te ketij ligji, duke i dhene raportit nje natyre tendecioze ndaj Prokurorise, per keto arsye:
Ministria e Drejtesise ka pergjithësuar faktet duke i ngritur deri ne rangun e rekomandimeve, vetem duke u mbeshtetur ne:
- kontrollin e 121 procedimeve penale ne Prokurorite e shkalles se Pare ne Republiken e Shqiperise, ku ne raport me volumin e procedimeve te hetuara per vitin 2011, ky kampion i perdorur perben rreth 0.04 % te procedimeve te hetuara.
- Kontrollin e 532 procedimeve te gjykuara ne apel dhe te perfaqesuara nga prokuroret e Prokurorive te Apeleve Tirane dhe Durres, prej te cilave vecojne vetem 28 procedime, ku kane shkelje sipas inspektimit te MD."- thuhet në raport

SHKELI KUSHTETUTEN E LIGJIN E PROKURORISE
Ka perdorur te dhenat statistikore te Prokurorise se Pergjithshme per vitin 2011, duke raportuar per gjendjen e kriminalitetit ne Republiken e Shqiperise, ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe ligjin nr 8737 date 12.2.2001 ‘’ Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise’neni 56. Madje te dhenat statistikore te Prokurorise se Pergjithshme jane manipuluar duke paraqitur shifra ndryshe nga çfare jane ne realitet.

Kane dhene konkluzione per ligjshmerine e vendimeve te mosfillimit, vendimeve te pushimit, vendimeve te dergimit ne gjykim dhe te regjistrimit te procedimeve penale, duke dale jashte kontekstit te nenint 56, pasi per ligjshmerine e vendimarrjes se prokuroreve vendosin gjykata ose prokurori me i larte.

Eshte shprehur per procedimet pasurore, te cilat rregullohen me ligjin nr 10192 date 3.12.2009 ‘’ Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise’’. Keto hetime nuk jane hetime penale , keshtu kurrsesi nuk mund te gjykohen dhe vleresohen nga MD. Dhenia e vleresimit nga MD eshte dukshem jashte frymes se nenit 56 te Ligjit per Prokurorine.

MASAT E DENIMIT TE LARTA, GJYKATA APLIKOI TE ULETAT
 Per sa i takon politikes se denimit, MD ja faturon prokurorise, ku ne fakt nuk eshte prokuroria qe ben politiken e denimit, por gjykatat me vendimet e tyre bejne politiken e denimit ne teresi dhe per vepra penale ne vecanti. Prokuroria e Pergjithshme, ne funksion te prioriteteve te shpallura nga qeveria ne fillim te cdo viti mund te percaktoj nje politik denimi per tu ndjekur nga prokuroret. Per vitin 2011 edhe pse ne prokurori nuk kane ardhur rekomandimet nga Ministri i Drejtesise ne emer te Keshillit te Ministrave, prokuroria ka shpallur prioritetet dhe ka ndjekur nje politik denimi te ashper per kategori te ndryshme veprash penale, sidomos ato kunder jetes dhe prones, veprat penale kunder korrupsionit, kunder lendeve narkotike etj. Kjo poltik e ashper denimi e ndjekur nga prokuroria tregohet qarte nga ankimet e vendimeve gjyqesore, pikerisht per masa te ulta denimi te aplikuara nga gjykatat.

RAPORTI JO PROFESIONAL
"Gjuha dhe terminologjia e perdorur ne kete raport si ‘’.......sulmon drejtperdrejte dhe ne menyre me agresive sigurine publike te qytetareve. ......asgjeson qellimet e denimit penal. .......minon besimin publik tek efektiviteti i ndjekjes penale/..... drejtesi e vonuar drejtesi e mohuar .....etj, e kordinuar kjo me manipulim te shifrave jo vetem te statistikes se prokurorise por edhe te perqindjeve te prokurorive te kontrolluara te shkalles se pare kur flitet per 43% te prokurorive te kontrolluara ne shkalle te pare dhe ne fakt eshte kontrolluar me plan vetem Prokuroria per Krime te Renda dhe 9 kontrolle te tjera jane kryer mbi baze ankese (1-3 ankesa), tergojne qarte mosprofesionalizmin e kontrolleve dhe ushtruara, tendencen ne sensin negativ te shfaqur ne keto kontrolle, duke devijuar nga fryma e ligjit qe ka per qellim qe nepermjet kontrolleve, te permiresohet ne menyre te vazhdueshme aktiviteti profesional i prokurorise." thuhet në njoftimin përshtyp.

MBLEDHJA NE PRANI TE PERFAQESUESES SE MINISTRISE
Sqarohet se në mbledhjen e zhvilluar të premten 23 mars 2012, ka qenë e pranishme  Evgjeni Sinoimeri, perfaqesuese e Ministrise se Drejtesise, e cila ka pretenduar se Keshilli i Prokurorise nuk mund të shqyrtojë këtë raport me argumentin se ky raport i drejtohet Kuvendit te Shqiperise dhe jo Prokurorise.
"Lidhur me kete pike, anetaret e Keshillit te Prokurorise diskutuan dhe u arrit ne konkluzionin se ne nenin 10 germa ‘dh’ te Ligjit nr 8737 date 12.2.2001 ‘’ Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise’, përcaktohet qartë kompetenca e Keshillit te Prokurorise për të marrë në shqyrtim dhe dhënë vleresime mbi aktet e inspektimeve të Ministrisë së Drejtesise ne Prokurori ." sqaron njoftimi për shtyp duke shtuar se megjithëse perfaqesuesja e Ministrise se Drejtesise, ishte e pranishme ne debatin e zhvilluar nga anetaret e Keshillit, nuk u perfshi ne kete debat"

CFARE THUHEJ NE RAPORTIN E MINISTRISE
Në raportin e ministrisë së Drejtësisë, i cili është dorëzuar në parlament para pak ditësh,  etiketohen me shkelje 59 prokurorë, ku vetëm nga Krimet e Rënda janë 15 të tillë. Ministria akuzoi prokurorinë se ka shkelur të drejtat e njeriut pasi nuk janë respektuar afatet e hetimit dhe të dorëzimit të cështjeve në gjykatë, japin vendime arbitrare dhe nuk kundërshtojnë pothuajse kurrë vendimet e gjykatave. Në një reagim të mëparshëm (20 mars 2012) shoqata e prokurorëve u shpreh e shqetësuar për sulmet, sipas tyre jashtë ligjit të kësaj ministrie. Sipas tyre, shkeljet e pretenduara nga Ministria e Drejtesise nuk qëndronin. Ne replike Ministria e Drejtësisë theksoi se raporti i saj përmban fakte të verifikuara në terren.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY