Raporti,Rama:Shqipëria vazhdon
kthesën në drejtimin e duhu

Raporti,Rama:Shqipëria vazhdon<br />kthesën në drejtimin e duhu
Kryeministri Rama ka përshëndetur raportin e agjencisë ndërkombëtare financiare ‘Moody’s’ që ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
 
Kreu i qeverisë citon raportin e Moody’s për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e cila parashikohet që të jetë 3.4% këtë vit dhe do të vazhdojë të përshpejtohet deri në 4.1%  gjatë dy viteve të ardhshme.
 
"Moddy's konstaton se borxhi ynë publik tashmë ka filluar të ulet dhe konfirmon qëndrimin e qeverisë se, vitin e ardhshëm borxhi do të zbresë në 69%, i ndihmuar edhe nga gjallërimi i aktivitetit ekonomik" shkruan Rama.
 
Rama thekson se kjo nuk do të thotë aspak se gjërat po shkojnë fjollë, por "Padyshim do të thotë shumë për ata që duan të shikojnë, duan të dëgjojnë dhe duan të kuptojnë!
 
Shqipëria vazhdon kthesën në drejtimin e duhur, përmes reformash rrënjësore që garantojnë të ardhmen
" përfundon kreu i qeverisë reagimin e tij në faqen e Facebook.

Moody's gjithashtu thekson se, rekomandimi nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave si dhe kushti për zbatimin e reformës gjyqësore, pasqyron progresin e Shqipërisë në luftën e korrupsionit dhe avancimin e reformës së sektorit publik.


Statusi i plotë i Ramës për raportin e ‘Moody’s’
NJE TJETER VLERESIM KUPTIMPLOTE
Korporata ndërkombëtare e vlerësimit financiar Moody’s në vlerësimin e saj për Shqipërinë, nënvizon se pozicioni financiar i vendit është përmirësuar falë disiplinës fiskale.
 
Sipas raportit të Moody’s, ecuria e fortë buxhetore mbështet parashikimin se në 2016-ën, deficiti do të zbresë në 2.5 përqind, më i ulëti në dy dekada!
 
Moddy's konstaton se borxhi ynë publik tashmë ka filluar të ulet dhe konfirmon qëndrimin e qeverisë se, vitin e ardhshëm borxhi do të zbresë në 69 përqind, i ndihmuar edhe nga gjallërimi i aktivitetit ekonomik.
 
Gjithnjë sipas Moody’s, pas vitit 2014, rritja ekonomike ka qenë me bazë më të gjerë, e mbështetur si nga forcimi i konsumit ashtu dhe investimet private. Rritja ekonomike do të jetë 3.4 përqind këtë vit dhe do të vazhdojë të përshpejtohet deri në 4.1 përqind gjatë dy viteve të ardhshme.
 
Raporti i Moody’s nënvizon se, forcimi i rritjes ekonomike dhe lufta kundër informalitetit kanë rezultuar në një përmirësim për t'u theksuar në tregun e punës duke ulur 2.9 përqind papunësinë!
 
Kjo nuk do të thotë aspak se gjërat po shkojnë fjollë, por padyshim do të thotë shumë për ata që duan të shikojnë, duan të dëgjojnë dhe duan të kuptojnë! Shqipëria vazhdon kthesën në drejtimin e duhur, përmes reformash rrënjësore që garantojnë të ardhmen.

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai