TIRANE - Ministri I shëndetësisë Ilir Beqj ka prezantuar sot raportin shëndetësor kombëtar gjithëpërfshirës I cili tregon të dhëna të sakta për të gjithë popullsinë. Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Beqaj tha se është domosdoshme që të testohen mjekët pasi sipas raportit barra e sëmundshmërisë është e atillë që kërkon me patjetër staf mjekësor të specializuar.

"Është e qartë se informacioni i përftuar nga një dokument i tillë bazë, i cili ka munguar prej kohësh, na mundëson krijimin e një pasqyre të qartë dhe hedh dritë mbi të dhëna tepër të vlefshme që do të na ndihmojnë për të shënjestruar më mirë vendimarrjen dhe përcaktimin e prioriteteve në zbatimin e politikave për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend. Duke u ndalur tek risitë që sjell ky raport Beqaj tha se raporti dëshmon qartë se rreth 90% e barrës së sëmundshmërisë në vendin tonë përbëhet nga sëmundjet kronike.
Prandaj, në kuadrin e kontrollit mjekësor për të gjithë shtetasit shqiptarë me moshë 40-65 vjeç, është shumë e rëndësishme që të testohen njohuritë dhe praktikat e personelit shëndetësor lidhur me kontrollin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike bazë të cilat shpjegojnë edhe barrën kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së kësaj grup-moshe,” – tha Beqaj.

PDF - Raporti Shendetsor Kombetar

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)