Zvicra është vendi ku njerëzit bëjnë një jetë më cilësi të mirë. Ndërsa, Kanadaja edhe pse vlerësohet si "vendi më i mirë për të jetuar" nuk bën pjesë në 10 vendet me jetesën më cilësore.
 
Në renditjen që mat cilësinë e jetesës, të publikuar nga “Numbeo.com”, ku merren parasysh siguria, kujdesi shëndetësor, fuqia blerëse dhe çmimet e konsumit e ndotja, Shqipëria bën pjesë tek vendet e rajonit me cilësinë më të dobët bashkë me Maqedoninë.
 
Kriza ekonomike ka ndikuar në uljen e cilësisë së jetesës në vendet e prekura prej saj, ku në Itali kemi një rënie duke u barazuar me ish-vendin komunist, Poloninë.
 
Ndërsa, rritjen më të madhe të cilësisë së jetesës e ka Estonia, e cila duket se ka standarde të cilësisë së parë.
 

10 vendet me cilësinë më të mirë të jetesës:

1.       Zvicra

2.      Danimarka

3.      Gjermania

4.      Finlanda

5.      Suedia

6.      Arabia Saudite

7.      Omani

8.     Australi

9.      Norvegjia

10.  SHBA


 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)