Raporti/ Shqipëria e fundit në rajon për luftën kundër korrupsionit

Raporti/ Shqipëria e fundit në rajon për luftën kundër korrupsionit

Foto ilustruese

Shqipëria përgjatë kësaj dekade ka pasur numrin më të ulët të çështjeve të hetuara për korrupsion në raport me vendet e tjera të Ballkanit sipas një krahasimi që ka bërë Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC).

Sipas të dhënave shihet se, Shqipëria hetoi për korrupsion vetëm 0.51 % të çështjeve të hetuara gjithsej gjatë vitit 2016, teksa në vendet e tjera të Rajonit, numri i çështjeve të hetuara ishte shumë me i lartë.

Në Bosnje në vitin 2016 rreth 14 për qind e investigimeve të prokurorisë ishte për çështjet e korrupsionit.

Në Malin e Zi gjithashtu rastet e korrupsionit zunë 10.5 për qind të çështjeve të hetuara dhe në Serbi 9.97 për qind.

Madje edhe Kosova kishte çështje të hetuara për korrupsion gati sa dyfishi i Shqipërisë, ku rreth 1.1 % e hetimeve i dedikoheshin rasteve të korrupsionit.

Lufta kundër korrupsionit është një ndër kushtet kryesore të vendit për integrimin në BE.

Teksa studime dhe indekse të ndryshme e nxjerrin Shqipërinë si një ndër vendet me të korruptuara në Rajon.

Një studim i ekonomistëve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, të cilët kanë dhëne një diagnozë për ekonominë në rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.

Sipas tyre, mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.

Shqipëria e ka këtë tregues 15% dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prania e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri.

Për pasojë, produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE-së, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët./ MONITOR


Raporti per luften ndaj korrupsionit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 27/08/2018 09:12

    I ka paguar Saliu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League