Raporti/ Spiunë të ish-Sigurimit në poste publike me certifikata false, disa edhe janë dekoruar! Si u zbuluan nga Autoriteti i Dosjeve

Bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit janë pajisur me certifikata jo autentike të pastërtisë së figurës nga komisionet e verifikimit ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’, duke ushtruar funksione publike apo edhe për të treguar se nuk kanë pasur lidhje me ish Sigurimin e Shtetit. Pavërtetësia e certifikatave të pastërtisë së figurës, që tunden nëpër ekrane nga disa politikanë, është konstatuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në raportin e Autoritetit të Dosjes për veprimtarinë gjatë vitit 2022, thuhet se disa funksionarë publikë, të cilët kishin certifikatën e pastërtisë së figurës, ka rezultuar bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, anëtarë të ish Sigurimi hetues apo gjyqtar. Sipas Autoritetit të Dosjeve, certifikatat e pastërtisë së figurës janë lëshuar mbi dokumente jo autentike dhe jo origjinale.

“Autoriteti ka hasur vështirësi në zbatimin e dispozitës të pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015, i cili, në disa raste, ka dalë me dy vendimmarrje të ndryshme, për të njëjtin subjekt, ku në një  procedurë Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga institucione kushtetuese apo autoritete publike dhe vendimmarrja ka rezultuar që subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë së figurës së tij dhe në procedurën tjetër, ku Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga persona të prekur nga aktiviteti i strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit dhe vendimi tjetër, në të cilin, i njëjti subjekt rezulton p.sh. si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, anëtar i ish Sigurimit, hetues apo gjyqtar. Kjo pasi, dispozita e sipërcituar, pikë e nenit, ka sjellë pengesa dhe ka krijuar vështirësi. Dokumentacioni i trashëguar mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e këtyre komisioneve jo vetëm që nuk është autentik dhe origjinal, nuk ka kaluar nëpër një proces të mirë dhe të bazuar në rregulla të qarta mbi administrimin e ruajtjes së dokumentacionit zyrtar, nuk ka një inventar të saktë dhe gjatë përpunimit dhe përdorimit të tij kanë rezultuar pasaktësi”, thuhet në raport.

Autoriteti i Dosjeve thekson se nga verifikimet ka rezultuar se disa bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, dëshmitarë në procese politike, denoncues etj., janë propozuar për medalje dhe tituj nderi. Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshime ligjore me qëllim verifikimin e kandidatëve përpara dekorimit ose dhënies së titujve të nderit. Në raport kërkohet edhe detyrimi për verifikimin e kandidatëve për deputetë, pasi në ligj parashikohej verifikimi vetëm sipas vullnetit të tyre individual.

“Që nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 45/2015, në zgjedhjet parlamentare dhe vendore të mbajtura, kanë marrë në konsideratë procesin e verifikimit, shumë pak subjekte politike të regjistruara në zgjedhjet përkatëse. Në lidhje me ekzistencën e informacioneve në dokumentet e ish–Sigurimit te Shtetit për kandidatet për deputetë apo kryetarë bashkie, në zbatim të nenit 30, të ligjit. Kjo mospërfshirje e subjekteve politike zgjedhorë për të sjellë kandidatët e tyre për t’u verifikuar, si një e drejtë që subjektet duhet ta ushtrojnë për qëllime të transparencës së figurës gjatë fushatave elektorale, është shoqëruar me pretendime nga persona të tretë për pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në raport.

Raporti i Autoritetit të Dosjeve

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qukapiku: 12/04/2023 20:40

    Pseudonimi Fevziut -----Bubuzheli

    Përgjigju
  • Ethem M.Lalaj: 12/04/2023 08:29

    Të ekspozohen SPIUNËT 50 VJEÇAR që janë në Parti,Qeveri,Drejtësi,Kuvënd,Digastere..e kudo.Edhe pseudonimet e tyre. Autoriteti dosjeve të kryej detyrën ose të dorhiqet.Boll më me SPIUN NËPËR KËMBË..!

    Përgjigju
  • Boku: 12/04/2023 07:48

    Sigurimsat jane ne administrata kurse opozitaret keqtrajtohen nga keta delinkuente

    Përgjigju
  • Salver Shkaperdhata: 12/04/2023 01:04

    Autoriteti i Dosjeve duhet t'i beje publike emrat e mashtruesve ish-sigurimsa. Ndryshe eshte si puna e asaj qe m'ka çu nana me la gojen ...

    Përgjigju
  • aldo: 11/04/2023 22:33

    duhet te denohen sipas ligjit

    Përgjigju
  • Lexuesi: 11/04/2023 21:06

    Imagjinoni se sa ish-spiune ka ne gazetari. Qe i komandon cilido sherbim informative i huaj qe ka dosjet e sigurimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb