FRANCE- Një raport i publikuar së fundmi nga policia sekrete në Francë ka zbuluar se trafiku i heroinës në verilindje të vendit kontrollohet nga grupe kriminale turke, në bashkëpunim me shqiptarët, raporton gazeta ditore “Le Figaro”.

Raporti i publikuar nga Departamenti i Inteligjencës dhe Analizës së Krimit të Organizuar tregon se sindikatat e huaja kriminale janë rritur kohët e fundit në Francë.

Në raport thuhet se grupet turke bashkëpunojnë me trafikantë të qyteteve të ndryshme, për të transportuar dhe shpërndarë mallin e importuar nga Belgjika, Holanda dhe Gjermania.
Ministria e Jashtme Franceze kohët e fundit ka vendosur të rrisë masat e sigurisë për këtë çështje, pasi Franca konsumon rreth 2 bilion euro në vit për drogat e paligjshme.

Shumica e grupeve kriminale me të cilët bashkëpunojnë turqit janë të përbërë kryesisht nga emigrantët shqiptarë.

Raporti i policisë vjen në fakt një javë pas kapjes më të madhe të drogës, e cila rezultoi me kapjen e 42 personave, ku shumica prej tyre ishin me origjinë shqiptare.
Operacioni erdhi si rezultat i dy viteve hetimi të një rrjeti shqiptar të kondrabandës së heroinës, raporton “Le Figaro”.

70-80 % E HEROINES NE EUROPE, SHQIPTARE
Prania e shqiptarëve si trafikues në Francë dhe në Europën perëndimore mendohet daton që nga viti 1990. Profesori i çështjeve globale në universitetin e New York-ut, Mark Galeotti vlerësoi se Gjermania, Zvicra, Belgjika dhe Greqia kanë rreth 300,000 emigrantë të paligjshëm shqiptarë që nga viti1991.

Rreth 70 % e heroinës së gjendur në Germani dhe Zvicër është llogaritur se transportohet përmes Shqipërisë ose nga grupe shqiptarësh”, shtoi Galeotti.

Për më tepër Galeotti shkruan se në përgjithësi 70 -80 % e trafikut të heroinës në Europë është shqiptare dhe menaxhohet në bashkëpunim me grupet turke dhe me prodhuesit e opiumit në Azinë Qendrore dhe Afganistan.

Shkrimet origjinale France: Turkish Territory, Albanian Drugs dhe French Police arrest Albanian heroin traffickers with “exceptionally large” amount of heroin!!!
(eç/shqiptarja.com)