Në raportin e fundit të "Transparency International" përsa i përket perceptimit të korrupsionit, Shqipëria renditet në vendin e 88 në botë.
 
Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Europë me 34%, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën.
 
Në raport theksohet se një në tre shqiptarë e shohin korrupsionin si problemin më të madh me të cilin përballet vendi dhe paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim.
 
Shqiptarët bashkë me qytetarët e Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë mendojnë se parlamentarët janë të korruptuar.
 
Anketimi i ‘Transperency International’ është bërë mes datave 30 janar 2016 dhe 2 mars 2016.
 
Përsa i përket Kosovës, norma e korrupsionit është 10%, ndërsa më pak se 50% e popullatës e shohin korrupsionin problemin më akute me të cilin ballafaqohet vendi.

 “Transparency International”  deklaron në raport se të gjitha vendet duhet që të reduktojnë korrupsionin politik, të ndihmojnë njerëzit që të denoncojnë pa frikë dhe qeveritë të sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit.
harta