Raportimi i Dumanit në parlament, Agim Nesho për 'Studio Live': Më vjen keq që nuk e kupton që po përdoret

Raportimi i Dumanit në parlament, Agim Nesho për 'Studio Live': Më vjen keq që nuk e kupton që po përdoret

Agim Nesho në 'Studio Live'

Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në parlament për të dhënë përpara deputetëve raporton vjetor të vitit 2023. Dumani u pyet edhe nga deputetët për çështje të nxehta dhe hetimet që janë duke u kryer, për të cilat nuk hezitoi të përgjigjet.

Për të folur më shumë për këtë zhvillim ishte i ftuar në ‘Studio Live’ Report Tv, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho.

Ish ambasadori theksoi për Arbër Hitajn se Dumani po përdoret nga pushteti dhe mazhoranca për interesa të kryeministrit Rama.  

'E ndoqa atë raportimin në parlament. Një konstatim. Vetë Dumani nuk di ku qëndron institucioni i tij. Kur flasim për Shqipërinë me prirje putiniste edhe vetë SPAK, duke patur 100 gjëra të shprehura, si inceneratorët, vjedhjet e shëndetësisë, aferat e Durrësit, McGonigal edhe ky institucion është i kapur dhe në funksion të pushtetit.

Më vjen keq që Dumani nuk po kupton ça roli ka dhe që po përdoret nga të tjerët. Nuk ka guxim të marri rolin që i caktoi kushtetutën. Por vetëm një mekanizëm që godet kur Rama lëshon një kockë dhe do të godas armiqtë e tij. SPAK futet në historinë e lashtë të korrupsionit të mazhorancës.'

Sa i përket sondazheve që flasin për një mbështetje mbarëpopullore për punën e SPAK dhe Dumanit, Nesho thotë se kjo është më tepër një dëshirë e popullit që në Shqipëri të ketë drejtësi.

'Ky është perceptim im, nuk del dot nga suaza që e ka kapur Rama. Populli tregon dëshirë, dhe dëshira për të vendosur drejtësi. Shqipëria po shikon si copëtohet si po jepen pjesë të tëra të territorit në këmbim të mbajtjes së pushtetit. Populli dëshiron ndryshim.

Role të tilla të një drejtësie të komanduar, të propozuar nga vetë Shoqëria e Hapur dhe Soros, kanë qenë në funksion të presidentit dhe kryeministrit për të realizuar projekte ndërkombëtare të financimeve. Kjo nuk është një tregues ashtu siç nuk janë tregues sondazhet e Ramës që thoshte se 65% e votuesve janë pro Ballkanit të Hapur. Nuk duhet të befasohemi nga sondazhe të tilla.'

Më tej, Nesho e shikon drejtësinë të kapur nga qeveria si një mekanizëm i saj dhe bën me faj George Soros dhe fondacionin e tij.

'Korrupsioni ekziston kudo. Ajo që bën diferencë e Shqipërisë është sistemi që funksionon. A ka rast më të pastër se McGonigal. A ka rast më të pastër se lobimi politik. Kemi rastin e Tony Blair. Për një mandat të katërt të presidentit të Ruandës. Ajo që bën diferencën është që në Amerikë sistemi është i hapur dhe ti jep llogari në drejtësi. Kurse këtu fshihesh. Sistemi në një shtet të kapur.

Lidhur me Soros kemi parë impaktin në ngjarjet në SHBA. Ka një rol në përkrahjen e minoranca në segmenet e ekstremit të majtë. Kërkon të influencojë atje ku është prezent, në Ukrainë në Shqipëri. Një pjesë të mirë të ish parlamentarëve të BE punon me Soros, për shtrirjen e influencave. Jo në funksion të sovranitetit dhe interesa të popullit shqiptar. Soros është projektues të Ballkanit të Hapur dhe ndryshimit të kufijve.'

Soros sipas Neshos përkrah regjimin e Ramës, që po tenton të kthehet në putinist.

'Soros ka luajtur rol negativ duke përkrahur një regjim që tenton të jetë putinist. Kanë propozuar përkrahjen e këtij sistemi. Pavarësisht se vendet perëndimore e kanë përkrahur në ndihmë të Shqipërisë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zigur: 15/07/2024 22:08

    Ja dhe haleja e Gaqo Neshos fundrina që hanë nga të gjitha anët...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi