Raportohet se dhunuan tre serbë në kufi, Policia e Kosovës akuzon median serbe për keqinformim: Rrit pasigurinë, po i shërben politikës serbe

Policia e Kosovës, ka hedhur poshtë deklaratat se ata kanë dhunuar tre qytetarë serbë në kufirin me Kosovën, deklarata që u bënë publike nga një media serbe kosovo-online.

“Lajmi i radhës i publikuar sot (23.09.21) nga ky medium, se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rrahur tre persona serb nuk qëndron, është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë”, thuhet në deklaratën e policisë .

Kossev, një media lokale serbe në Mitrovicën e Veriut, ka raportuar sot se tre të rinj të komunitetit serb në veri janë rrahur nga pjesëtarë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në veri. Media vendase madje ka publikuar pamje të të rinjve të dhunuar nga Zubin Potoku me inicialet: Z.T., J.T. dhe D.V., në spitalin e Mitrovicës së Veriut. Sipas tyre, anëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës i sulmuan ata sot fizikisht. Ata kanë thënë se kanë pësuar lëndime në pjesët e brinjve dhe gjoksit.

Lajmi u mbështet edhe nga Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili shërben edhe si Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

 “Situata sot është më e tensionuar sesa ditët e kaluara. Tre qytetarë serbë janë rrahur nga njësiti special i Policisë së Kosovës në Bërnjak. Protestuesit serbë në Jarinjë dhe Bërnjak nuk do ta tensionojnë situatën e nuk do ta provokojnë policinë. Por Policia nuk duhet provokuar njerëzit e rrahur ata pa ndonjë arsye”, ka thënë Rakiç, që i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të gjejë një zgjidhje për situatën.

 Situata në dy pikat doganore mes Kosovës dhe Serbisë prej tre ditësh vazhdon të jetë tejet e tensionuar dhe qytetarët serbë kanë bllokuar qarkullimin për të katërtën ditë rradhazi.


Lajmi kryesor:

Reciprociteti i targave, vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak të bllokuara për të katërtën ditë


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?



×

Lajmi i fundit

John

Dëshmitë e rralla në librin e autorit italian për ngjarjet e Luftës së Parë Botërore: Historia e Shqipërisë dhe roli i saj në vorbullën e luftës