Raportuesi i PE për Serbinë
McMiller: Trepça, jo kusht për dialog

Raportuesi i PE për Serbinë<br />McMiller: Trepça, jo kusht për dialog
BEOGRAD - Mediat Serbe i kanë kushtuar një rëndësi të madhe çështjes së minierës së Trepçës duke analizuar vendimet e Kuvendit të Kosovës e situatën e parë nga këndvështrimi i BE.

Sipas B92 raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë deklaron se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës luan një rol të rëndësishëm në procesin e negociatave për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. David McMiller deklaroi lidhur me çështjen e minierës së Trepçës se “Serbia nuk duhet t’i bëjë presion Kosovës për mos shtetëzimin e minierës së Trepçës, si një kusht për normalizimin e dialogut në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.”
 
McMiller u shpreh se: “Dëgjova se Serbia ka thënë se do të anulojë pjesëmarrjen në dialogun e nivelit të lartë politik nëse qeveria e Kosovës shtetëzon Trepçën. Nëse kjo është e vërtetë, më duhet të ritheksoj për Serbinë se dialogu me Prishtinën është një nga kushtet kyçe për progresin e vendit në procesin e integrimit Evropian.”
 
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës pritet të fillojë më 9 shkurt në Bruksel, nën drejtimin e përfaqësuese së lartë të Bashkimit Evropian për marrëdhëniet me jashtë, Federica Mogherini, pas muajve të tërë anulimesh për shkak të zgjedhjeve në Kosovë e formimit të qeverisë së re. Qeveria Serbe reagoi ashpër pas vendimit të qeverisë së Kosovës për amendimin e një ligji mbi ndërmarrjet publike, që kërkon zotërimin e 100% të aksioneve të minierës së Trepçës dhe disa kompanive të tjera. Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do të lejonte që “t’i merreshin pronat e Serbisë brenda natës”. Kjo bëri që kreu i qeverisë së Kosovës të vendoste për rregullimin e çështjes së Trepçës nëpërmjet një ligji të veçantë, duke mos e votuar bashkarish në projektligjin e miratuar një ditë më parë.
 
Veljko Odalovic: “Pronat në Kosovë duhet të jenë pjesë e dialogut”
 
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Ministri së Jashtme të Serbisë, Veljko Odalovic deklaron për B92 se të gjitha pronat e Serbisë në Kosovë duhet të jenë çështje për diskutim gjatë dialogut, dhe jo vetëm Trepça, por dhe kompani të tjera publike, si Ski Resorts, Telekom në Kosovë e Metohi. Sipas tij dhe vendet ndërkombëtare kanë treguar një nivel të lartë mirëkuptimi mbi këtë çështje dhe se kuptojnë specifikën e trajtimit të saj. Odalovic vë në pah dhe faktin se në pjesën shqiptare të Trepçës gjithçka është e shkatërruar dhe e braktisur, ndërsa në pjesën e Serbisë, gjithçka funksionon më së miri.
 
Ndërkohë mjaft media të tjera i kanë kushtuar rëndësi lajmit të Koha Ditore, ku theksohet se Qeveria Kosovare është ndikuar në vendimin e saj nga qeveria serbe.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf