Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunaçek do të qëndroi sot në Kosovë ku pritet të takohet me kryeministrin e Hashim Thaçi.

Lunacek, po ashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në takimin e fundit të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek u ka dhënë mesazhin 5 shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën, më mënyrë që ky shtet të funksionojë normalisht.
 
“Tani e gjashtë vite që nga shtetësia e Kosovës, duhet të ndërtohet një shtet në të cilin funksionon administrata publik. EULEX-i duhet të qëndrojë në Kosovë pasi është e nevojshme ndihma për të larguar korrupsionin dhe krimit të organizuar”, është shprehur ajo.
 Redaksia online
(e.sh/ shqiptarja.com)