Rashiç u emërua si ministër, BE: Vendimi antikushtetues

Rashiç u emërua si ministër, BE: Vendimi antikushtetues

1669922592_nenad.PNG

Bashkimi Evropian ka vlerësuar emërimin e Nenad Rashiçit si ministër për Kthim dhe Komunitete, një ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, në një konferencë për media e cila u zhvillua të premten tha se është e rëndësishme që emërimet e ministrave të jenë në përputhje me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

Stano tha: “Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e Kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Gjithashtu, Stano tha se vendet e BE-së vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të evitojnë veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës në Kosovë.

Stano tha: “Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”.

Vendimin e Kurtit, Serbia e ka konsideruar shkelje duke thënë se Rashiçi nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Pozita në të cilën është emëruar Rashiçi, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiç, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Për këtë arsye dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.


Lajmi kryesor:

Vuçiç iu drejtua Kurtit si 'llum terrorist', BE bën thirrje për sjellje evropiane: Presim liderët e rajonit në samitin në Tiranë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit