Rastet emergjente, Forcat detare
 improvizojne operacion ne Vlore

VLORË - Delta Forcë dhe Policia Kufitare kanë demostruar një operacion kërkim shpëtimi në Gjirin e Vlorës. Gjithcka ishte një stërvitje për të testuar gadishmërinë e tyre në situata emergjence dhe parandalim të trafiqeve. E pranishme në këtë demonstrim, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi kodheli  u shpreh se është shumë e rëndësishme gadishmëria e ushtrisë tonë në raste emergjencash.
Forcat detare, Delta Forcë dhe Policia Kufitare kanë demostruar një operacion kërkim shpëtimi në Gjirin e Vlorës, i quajtur “Vlora Sareks”. 
 
Situata e improvizuar në të cilën u angazhuan forcat ushtarake ishte shpëtimi i pasagjerëve të një trageti që dha sinjalin “SOS” pas rënies së zjarrit, e ngjashme me ngjarjen e tragetit “Norman Atlantik”. 
MB vlore

Të tjerë të pranishëm në këtë demonstrim ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Jeronim Baze. Ministrja Kodheli e vlerësoi të rëndësishme për nivelin e gadishmërisë së forcave tona në situata emergjence dhe parandalimin e trafiqeve. 
MB vlore
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vlerësoi stërvitjen si një arritje tjetër të Forcave Detare, në bashkëpunim edhe me struktura të tjera përgjegjëse për vëzhgimin dhe sigurinë e ujrave tona detare. Forcat e Armatosura, nënvizoi më tej znj. Kodheli, janë në dispozicion të qytetarëve dhe u shërbejnë atyre. Gjithashtu ministrja Kodheli, theksoi se, zhvillimi i kësaj stërvitje është shumë e rëndësishme edhe për faktin se ajo është një e kombinuar ndërinstitucionale, çka shpreh atë se të gjithë jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së qytetarëve. Forca Detare ka mision të saj edhe Rojen Bregdetare dhe kjo është një stërvitje e cila i shërben më së miri këtij misioni, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Kodheli. Stërvitja “Vlora SAREX 2015” përfshihet në matricën e aktiviteteve kryesore të FA për vitin 2015 dhe është një stërvitje ndërinstitucionale që zhvillohet në kuadër të zbatimit të ligjëshmërisë në det. Struktura përgjegjëse dhe drejtuese e stërvitjes ishte Komanda e Forcës Detare.
MB vlore

Objektivat kryesore të saj ishin: trajnimi i efektivave lundrues së Flotiljes Detare mbi veprimet që merr anija për reagimin ndaj ngjarjeve dhe situatave në det (SAR, Zbatimi i Ligjëshmërisë, etj) sipas rajonit që mbulon; koordinimi dhe bashkëveprimi i veprimeve me Forcën Ajrore (Baza e Helikopterëve në Farkë) në rast situate; koordinimi dhe bashkërendimi me agjencitë e tjera që kanë interesa në det. Në këtë stërvitje morën pjesë: 3 anije nga Forca Detare, 2 mjete nga Policia Kufitare, 1 mjet nga Delta Forcë, si dhe 2 helikopterë nga Forca Ajrore.

Gjatë stërvitjes “Vlora SAREX 2015” u zhvilluan dhe u përpunuan disa skenarë si: zbatimi i veprimeve për zbatimin e ligjëshmërisë ndaj një mjeti detar që kryen veprimtari të kundërligjshme, bllokimi dhe ankorimi i tij në portin e Vlorës për të kryer procedurat e duhura ligjore; zbatimi i veprimeve për zbatimin e ligjëshmërisë ndaj një anije tregtare ekuipazhi i të cilës nuk tregohet bashkëpunues dhe hap zjarr ndaj mjeteve tona; zbatimi i veprimeve dhe reagimi ndaj një situate kërkim-shpëtimi SAR, me pjesëmarrjen e të gjitha mjeteve dhe një helikopteri; zbatimi i veprimeve në rast të dhënies së ndihmës një anijeje me avari dhe zjarr në bord, evakuimi i personelit të anijes me anë të helikopterit dhe vënia nën kontroll e zjarrit për të parandaluar një katastrofë detare.
MB vlore
MB vlore

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve