Rasti Dehari, Kurti: Vetëvrasje në 
paraburgim ndodhin vetëm në Rusi

Rasti Dehari, Kurti: Vetëvrasje në <br />paraburgim ndodhin vetëm në Rusi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, medikamenti, dhe as nuk ka pasur probleme psikike për të ardhur deri tek vetëvrasja.

Madje, Kurti thotë se Dehari nuk ishte as i dënuar as i akuzuar, por vetëm një i paraburgosur, gjë që sipas tij nuk mund të çojë një njeri të kryejë vetëvrasje, përveç se në Rusi.

Njerëzit e shëndoshë nuk bëjnë vetëvrasje, këto raste ndodhin në Rusi pa e prit gjyqin”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se në kohën kur po dështonte procesi sipas tij i montuar, kundër Deharit dhe aktivistëve të VV-së , ndodhi rasti i vdekjes së Astritit.

Ai ripërseriti fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli drejtuar deputetëve të opozitës: ‘Kujdes se po e vrani vetën”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni