Rasti i parë i evidentuar në Shqipëri me sindromën e rrallë, ekipi i QSUT realizon ndërhyrjen delikate, fëmija gëzon shëndet të plotë

Rasti i parë i evidentuar në Shqipëri me sindromën e rrallë, ekipi i QSUT realizon ndërhyrjen delikate, fëmija gëzon shëndet të plotë

Mjekët në QSUT gjatë ndërhyrjes delikate

Ekipi mjekësor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka realizuar një ndërhyrje të kompleksitetit të lartë te një fëmijë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije se fëmija ishte diagnostikuar me një sindromë të rrallë, “FHEIG Sindrome”, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Ministrja e cilëson një tjetër histori suksese operacionin delikat të kryer nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale në QSUT, falë të cilëve fëmija gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

“Histori suksesi! Në QSUT, një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Falënderimet tona të përzemërta shkojnë për ekipin tonë të jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes. Krenarë për mjekët tanë!”- shkruan ministrja në postimin e bërë në facebook.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion