Korçë/ Pas konfliktit me 'shokët e qelisë', 30-vjeçari tenton t'i japë fund jetës në burgun e Drenovës

Korçë/ Pas konfliktit me 'shokët e qelisë', 30-vjeçari tenton t'i japë fund jetës në burgun e Drenovës

Foto ilustruese

KORÇË- Pas një konflikti që pati me të burgosurit e tjerë, një 30-vjeçar i identifikuar si Pandi Stefo, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës ka tentuar t'i japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës dhe i burgosuri ka përdorur një mjet prerës duke i shkaktuar vetes disa plagë në qafë.

I riu është dërguar në spital dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Para se 30-vjeçari të tentonte t'i jepte fund jetës, mësohet se ai ka pasur një konflikt me disa të burgosur të tjerë, dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë shtyrë 30-vjeçarin të ndërmerrte këtë veprim.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, 30-vjeçari ka qenë së fundmi në gjendje të  rënduar psikologjike. Pandi Stefo po vuante dënimin në burgun e Drenovës pasi është i dënuar për veprën penale"Trafikim të narkotikëve".

Raportohet se ky është rasti i tretë brenda pak kohësh kur një i burgosur tenton të vetëvritet brenda qelisë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë