Dy javë pasi Report Tv solli në vëmendje gjendjen e mjerueshme në të cilën jeton familja Stefo në fshatin Dëllenjë të Vlorës, kryebashkiaku Dritan Leli ka vizituar këtë banesë dhe anëtarët e familjes.

Përveç se për t’i parë ku jetojnë dhe cilat janë kushtet reale të përditshmërisë së tyre, Leli u dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë puna për një shtëpi të re, e cila do të jetë streha e sigurt për familjarët, të cilët janë edhe me probleme shëndetësore. Deri sa kjo të realizohet, familja do të zhvendose në një banesë tjetër, qiranë e së cilës do e paguajë bashkia.

Pronarët e kësaj banese janë persona me probleme, bashkia është përpjekur për t’u gjendur pranë, jemi duke bashkuar forcat, ajo që do të doja është që pavarësisht thirrjes që ka bërë disa herë bashkia e Vlorës për t’u dhënë një shtëpi me qira deri në momentin që do të ndërtojmë godinën tjetër. Bashkia është gati që të paguajë qiranë, jemi këtu të gjithë bashkë për të bërë më të mirën

Dritan Leli

Familja e Lefter dhe Adelina Stefos kanë kërkuar edhe më parë ndihmë duke trokitur edhe nëpër institucione, por gjithçka mbeti vetëm ankesë. Problemet mendore të së bijës e kanë bërë më të vështirë gjendjen e tyre, ndërsa duket se më në fund ka ardhur një dritë shprese edhe për ta. Report Tv do ta ndjekë rastin e tyre, derisa të akomodohen në shtëpinë e re.