Rasti për të 'mbështetur' Ilir Metën

Rasti për të 'mbështetur' Ilir Metën

Presidenti Ilir Meta

Zyra e Presidentit të Republikës pas disa deklaratave populiste rreth problemit të banorëve të Unazës së Re dhe takimit me ta, më në fund bëri një deklaratë të qartë që prek një problem ligjor të rëndësishëm në Shqipëri. Dhe kjo ka të bëjë me dështimin e tenderit të Unazës së Re, për shkak të kompanisë me letra fallco. Zyra e Presidentit gjen si problem faktin, që kompania duhet të paguajë dëmin e shkaktuar nga garancia e dhënë për tenderin, për sigurimin e ofertës.

Problemi që ngre zyra e Presidentit është i drejtë, por nuk ka lidhje me problemin e banorëve të Unazës së Re. Mënyra se si do të bëhet tenderi, sa i rregullt është ai, dhe si duhen ndjekur hapat ligjorë kundër manipulimeve, janë probleme ligjore dhe shpronësimi i banorëve për t’i hapur rrugën “Unazës së Re” janë një gjë tjetër që lidhet me hallin e banorëve.

Presidenti në fakt është duke u tallur me banorët kur flet për këtë gjë, pasi banorët nuk kanë problem kush merr tenderin, por çdo bëhet me shtëpitë e tyre. Për ata që marrin tenderat është e shqetësuar vetëm LSI dhe Luli që i kanë dhënë lotin më të vogël. Por meqë Presidenti më në fund gjeti një argument ligjor për të justifikuar protagonizmin politik në këtë histori duhet t’i japim të drejtë dhe duhet ta bëjmë këtë për çdo rast të ngjashëm.

Rasti më i frikshëm kur një kompani ka bërë garanci fallco për sigurimin e ofertës, ka qenë viti 2012, kur një konsorcium anonim që thoshte se vinte nga Azia e Largët, dha një ofertë 100 miliardë lekë për të blerë “Albpetrolin” dhe duhet të bënte një sigurim oferte, prej 85 milionë euro.

Ministria që drejtoi ankandin dhe pranoi garancinë fallco nga një bankë në Çikago, prej 85 milionë euro, ishte minisitri, e drejtuar nga LSI e zotit Meta. Pas hapjes së letrave, dhe shpalljes zyrtare të fituesit, qeveria duhet të tërhiqte menjëherë shumën prej 10 për qind, që ishte mbi 80 milionë euro që nuk e tërhoqi dot, pasi garancia ishte fallco.

Fituesi fallco, që ishte në fakt Rezart Taçi, jo vetëm që nuk u penalizua por vazhdonte negociatat për lidhjen e kontratës, derisa e pa që nuk gjente dot lekët dhe e braktisi procesin pa asnjë reperkusion. Dhe sot e kësaj dite, falë kësaj papërgjegjshmërie të Ministrisë që drejtonte partia e zotit Meta, nën qeverinë Berisha, shteti nuk ka marrë 85 milionë eurot që i takojnë.

Rasti që Meta përmend sot, nuk është i njëjtë, pasi bëhet fjalë për tender dhe jo për ankand, por ngjan si precedent tek fakti që sigurim i ofertës, është bërë për një kompani fantazëm.

Sot jemi ende në kohë që prokuroria dhe qeveria të kenë mundësi të verifikojnë sigurimin e ofertës dhe të mos i shkaktojnë ndonjë dëm shtetit shqiptar. Ndërkohë dëmi i shkaktuar në vitin 2012, është ende i pahetuar, i pambledhur dhe i pagjykuar.

Është rasti të mbështesim vullnetin e mirë të Presidentit që ta hapim këtë çështje dhe shteti t’i arkëtojë ato para. Janë dyfishi i parave që po prokurohen tek “Unaza e re”. Plot 85 milionë euro. Bëjmë dhe një Unazë tjetër me aq para.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like Blloku, Like Floriri: 06/02/2019 08:26

    Uaaa! .... Arifii !!! Po ce s'flet o der pe deri!

    Përgjigju
  • Arifi.: 05/02/2019 12:56

    Ky gazetar hidhet sa nga Pd te ps me servil dhe behet ure per poshtetin nuk ka. Ska asnje vlere si gazetar dhe jo me te beje opinione apo analiza .Me pushtetin e sotem e lidhin vetem intersat.

    Përgjigju
  • Meta: 05/02/2019 09:56

    Meta,tash njeri nga opozitaret nga posti I Presidentit,Po hakmerret ndja personve sheshit qe, ligjsisht e denoi Meten me dy vjet burg.

    Përgjigju
  • Financieri: 04/02/2019 04:14

    Hoxha president thote beni si them une e mos beni si bej une...

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/02/2019 02:07

    Po mire more MERO...!!! Pse nuk fole atehere pra ne 2012 -ten po me del tani si kofini pas te vjeli!!?/ Apo t,u prek Rilindasi i madh,apo SKENDERBEU sikurse i thote ministrja e re . Qenkerke me te vertete nje gazetaruc i PAVARUR....!!! Bravo te qofte o i dituri i kombit qe ben si ato grate e liga vetem se ke nje ndryshim nga ato se lufton vetem opoziten. Do deshironja qe te fitonte opozita dhe te te shikoja si do t,i leviznje vithet. Une te mbaj mend mire se si je sjelle ne kohe te ndryshme.... !!!!!????? Po mos bej si ajo laraska ...hu me hu derisa gjeti belane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen