Rasti Skripal, ministri britanik paralajmëron rusët e dyshuar

Rasti Skripal, ministri britanik paralajmëron rusët e dyshuar

Ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid

Dy të dyshuarit në sulmin me agjent nervor në Sallsbëri kundër ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, do të ndalohen dhe gjykohen nëse ndonjëherë largohen nga Rusia, ka thënë ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid. Mirëpo ai po ashtu ka pranuar se “realiteti është që ndoshta ata nuk do t’i shohim kurrë në Britani”.

Ai ka thënë për BBC-në se të dyshuarit mendohet se janë pjesë e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, (GRU), dhe kanë shërbyer në bazë të urdhrave nga “nivelet më të larta” të Moskës. Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia janë helmuar me agjent nervor në muajin mars.

Të dyshuarit kanë udhëtuar drejt Britanisë nga Moska më 2 mars dhe janë identifikuar si, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov. Dy ditë më vonë, policia ka thënë se të dyshuarit kanë hedhur agjentin nervor para derës së Skripalëve. Sulmi ka lënë të sëmurë Skripal, 66 vjeçar dhe vajzën e tij, Yulia 33 vjeçare, për javë të tëra.

Javën e kaluar Britania është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë pajtuar me deklarimet e Britanisë se “pothuajse me siguri”, Rusia ka miratuar helmimin. Rusia, në anën tjetër i ka cilësuar këto deklarata “të rreme” dhe ka cilësuar këtë situatë” histeri anti-ruse”./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI