TIRANË- Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kanada, pasi nga 1 gushti do të njihen pensionet e tyre në bazë të kontributeve që kanë derdhur.

Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre, por kjo vetëm pas një gushtit. Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministria e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Lajm i madh! Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht.”, shkruan ministrja.

Një “super lajm” e ka cilësuar njohjen e pensioneve edhe kryeministri Edi Rama.

“Superlajm! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.”, shkruan kryeministri.

Përveç Kanadasë Shqipëria ka lidhur marrëveshje edhe me 11 vende të tjera në botë.

Me kë tjetër ka Shqipëria marrëveshje të ndërsjellët për njohjen e pensioneve?

  • Hungari
  • Çeki
  • Gjermani
  • Maqedoni e Veriut
  • Luksemburg
  • Bullgari
  • Austri
  • Turqi
  • Zvicër
  • Belgjik
  • Itali
  • Kanada

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë, Rama: Superlajm

“Super lajm”, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve me Kanadanë.

Ai theksoi se kjo marrëveshje mes dy vendeve, do të hyjë në fuqi më 1 gusht.

“Super lajm! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruana kryeministri.