Pas një kohe të gjatë heshtjeje aktori Raul Bova  ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke u shprehur  i indinjuar  rreth trajtimit që i është bërë nëpërmjet artikujve të ndryshmë pas ndarjes së tij.

“Unë jam personazh publik dhe i njoh shumë  mirë rregullat e lojës, por fëmijët e mi nuk e meritonin këtë trajtim, që nga fotografët e deri tek miqtë e tyre në shkollë të cilët riprodhonin fjalët e prindërve të tyre tek të cilat më quanin hajdut madje edhe homoseksual.

raul bova

Arsyeja kryesore për të cilën po flas sot është mbrojtja ndaj tyre,”-është shprehur Bova. Gjithashtu aktori  ka folur  rreth divorcit të tij me bashkëshorten Chiara duke shprehur se prej kohësh kanë patur divergjenca të cilat kanë çuar në ndarjen e tyre pas 13 viteve martesë.

Gjithashtu gjatë intervistës  Bova  theksoi se prirjet e tij janë heteroseksuale dhe se i pëlqejnë vetëm femrat.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)