Një tragjedi detare është shënuar në Adriatik, dy milje larg portit të Ravenës  në Itali, ku një anije tregtare turke është përplasur me një tjetër anije me flamurin e Belize.

Mendohet se anijet janë përplasur për shkak të vështirësisë në shikim prej mjegullës së dendur, duke bërë që anija turke të fundosej.

Nga ekuipazhi në bord prej 11 personash dy kanë vdekur ndërsa katër të tjerë janë shpallur të humbur. Deri më tani 5 janë shpëtuar ndërsa kërkimet me helikopterë për të humburit janë pezulluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti por mendohet se kanë qenë kushtet e vështira të shikimit, për shkak të borës që ka rënë në këtë rajon.

Përplasja midis dy anijeve tregtare ka ndodhur në portin e Ravenës, kur njëra anije po dilte ndërsa anija tjetër po hynte në port.

Këto janë dhe pamjet e ndihmës së parë nga zjarrfikësit dhe skuadrat e shpëtimit.

ravena

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)