Re të mëdha tymi dhe flake në Londër, shpërthen një zjarr i madh pranë një stacioni metroje (VIDEO)

Re të mëdha tymi kanë përfshirë një stacion treni në Londër, pasi mesditen e sotme ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm. 

“Tymi ka mbuluar zonën. Nën stacion ka shumë dyqane dhe restorante të vegjël që tani janë të mbuluara nga tymi i zi. Ambulancat dhe ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes”, ka shkruar në rrjetet sociale një dëshmitar.

Dhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës u dërguan menjëherë në zonë për të vënë nën kontroll situatën.

Nga zjarri janë përfshirë edhe katër makina dhe një kuti telefonike. Menjëherë pas nisjes së zjarrit është dëgjuar edhe një shpërthim, gjë e cila ka shkaktuar frikë se e gjithë kjo ishte një sulm terrorist.

Teori e cila për momentin është përjashtuar. Paravarësisht flakëve të mëdha, deri më tani nuk ka raportime për të plagosur, është evakuuar zona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës