Rea dhe Aneta Rama të pandara
në festivalin “Marije Kraja”

Rea dhe Aneta Rama të pandara<br />në festivalin “Marije Kraja”
TIRANE- Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama, është një nga njerëzit që nuk mungon në asnjë premierë ose festival që zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Zonja Rama, të dielën në mbrëmje, ka mbërritur gjysmë ore përpara shfaqjes në Kafe Opera e veshur me shije dhe në shoqërinë e një vajze simpatike, të cilën të njohurve të saj ua prezanton: “Është vajza e nuses”.

Marrëdhëniet midis nënës së Kryeministrit Rama dhe Reas, vajzës së bashkëshortes së tij Lindës, duket se janë bërë shumë familjare dhe të çlirëta. Kjo dukej edhe gjatë bisedave të tyre në tavolinë kur ishin ulur për një çaj në shoqërinë edhe të një vajze tjetër, që me sa dukej nga bisedat duhet të ishte shoqja e ngushtë e Reas. Ndërsa po afronte ora e shfaqjes dhe do ngriheshin për të dalë, shoqja e Reas tentoi ta paguante vet çajin, por vajza e Lindës nuk e la dhe insistoi që ta bënte ajo pagesën. Për këtë duket se ka ndjekur këshillën e zonjës Aneta. Këmbënguljes së shoqes së vet për të paguar çajin, Rea iu përgjigj me këto fjalë: “Jo, jo nuk do të paguash ti, se “me flet” nëna”.

Duket se përveçse fjalës “nënë” në marrëdhëniet e tyre ka një sjellje të ngrohtë dhe konfidenciale, ashtu si mbesa me gjyshen. Të dyja pjesëtaret e familjes Rama, zonja Aneta dhe vajza e Lindës Rea, pas çajit iu drejtuan hyrjes së Teatrit Kombëtar të Operës disa minuta para shfaqjes së festivalit “Marije Kraja”, për të ndjekur zhvillimet e natës finale të dielën në orën 19.00.

Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit