Cazeneuve ka dënuar me një gjuhë të ashpër kryetarët e bashkive të cilët kanë deklaruar se do të pranojnë vetëm refugjatët kristianë PARIS (AA) - Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve ka dënuar me një gjuhë të ashpër kryetarët e bashkive të cilët kanë deklaruar se do të pranojnë vetëm refugjatët kristianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Cazeneuve, duke iu përgjigjur pytjeve në lidhje me çështjen në kanalin televiziv "France 2" mbi deklaratat e kryetarëve të Bashkisë ka përdorur shprehjen "fatkeqë".
Ministri Cazeneuve është shprehur më tej se "Nuk i kuptoj këto diskriminim që bëni dhe e dënoj këtë. Këto më duken si deklarata fatkeqe dhe të këqia. Duhet të kuptohet se të gjithë pakicat në Siri janë nën presion dhe nën mizori. Dyert e Francës e cila është e lidhur me vlerat universale janë të hapura për të gjithë ata që janë nën presion".
Kryetari i krahut të djathtë i Bashkisë së qytetit Roanne, Yves Nicolis në një deklaratë ditën e djeshme ishte shprehur se "dyert e qytetit do të jenë të hapura vetëm për pakicat kristiane që ndodhen si objektiv i presionit të DAESH në Siri".
Nicolls anëtar i partisë kryesore opozitare Republikane kishte pretenduar se "të qenurit kristian do të jetë një garanci në vetvete" dhe se "do të ndjekin këtë politikë kundër mundësisë për terroristë të fshehur mes refugjatëve që do të pranojnë".
Gjithashtu edhe Kryetari i bashkisë Belfort nga e njëjta parti, Damien Mesiot kishte thënë se do të merrnin në qytet pakicat kristiane të cilët ndodhen nën presion dhe përballen me vdekjen në Siri dhe Irak.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com