Reagimet e mediave pas fitores së
Shqipërisë, habiten edhe në Serbi

Reagimet e mediave pas fitores së<br />Shqipërisë, habiten edhe në Serbi
Fitorja e Shqipërisë përballë ekipit të Portugalisë ka tërhequr vëmendjen e medieve në Europë duke u cilësuar si surpriza e startit të eliminatoreve të 2016. Gazeta prestigjioze portugeze “A Bola” e hap me titullin e madh

 “E pabesueshme” duke sulmuar ekipin për humbjen. Spanjollja “As” e quan si një humbje të turpshme disfatën në shtëpi të Portugalisë duke theksuar se i mungonte ylli Cristiano Ronaldo. Edhe “Marca” vendos në dukje faktin se ekipi portugez u mund nga një ekip pa eksperiencë dhe me lojtarë jo shumë të njohur.

E përditshmja katalanase "Sport" e ka quajtur qesharake këtë humbje të Portugalisë përballë Shqipërisë. Në Itali mediat i bëjnë jehonë faktit që Shqipëria në këtë sukses u drejtua nga De Biasi. Në mediat serbe fitorja e kuqezinjve ishte një befasi dhe një përgjigje për trajnerin holandez, i cili deklaroi se Shqipëria do të përfundojnë në fund. “Futbollistët e Shqipërisë bënë një surprizë të madhe”, shkruan “Kuriri”. Edhe “Blic” e konsideron të surprizë fitoren e shqiptarëve.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin