Ambasada SHBA: Akti i papranueshëm! Policia u vu në shënjestër të mjeteve piroteknike

Ambasada SHBA: Akti i papranueshëm! Policia u vu në shënjestër të mjeteve piroteknike

Ambasada amerikane në Tiranë dënoi dhunën gjatës protestës së opozitës. Ambasada e SHBA tha se përdorimi i mjeteve piroteknike duke vënë në shënjestër policinë është i papranueshëm. 

Ambasada i bën një thirrje të drejtpërdrejtë liderëve të opozitës që të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen për nisjen e dialogut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Protesta e dhunshme/ Ambasada amerikane dënon sulmet ndaj policisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka dënuar dhunën gjatës protestës së sotme të opozitës. Ajo thotë se sulmet me mjete piroteknike që vënë në shënjestër policinë janë të papranueshme dhe jodemokratike. Ambasada i bën një thirrje të drejtpërdrejtë liderëve të opozitës që të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen për nisjen e dialogut.

"Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv", reagon ambasada e SHBA-ve.

Ora 22:09
Ambasada britanike thirrje opozitës: Organizatorët kanë përgjegjësinë e tyre, protestat duhet të jenë paqësore

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar për protestën e sotme të opozitës.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore. Nuk ka vend për dhunë ose mjete piroteknike në një protestë paqësore.

Liderët e protestës kanë përgjegjësi të mbajnë demonstratat të sigurta dhe ligjore ndërsa policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë proporcionale për ruajtjen e rendit publik.  

Për të mirën e të gjithëve, prioritet duhet të jetë një protestë paqësore dhe e sigurt”, thuhet në deklaratë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh