Reagimet/ Mediat Polake: Huliganët
shqiptarë gurë kokës Ondrej Dudës

Reagimet/ Mediat Polake: Huliganët<br />shqiptarë gurë kokës Ondrej Dudës
Ndërprerja e ndeshjes së djeshme në “Qemal Stafa” mes ekipit të Kukësit dhe Legias së Varshavës pas goditjes me send të fortë në kokë të një prej lojtarëve polakë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare që prej gazetave më prestigjioze europiane veçanërisht ato sportive.
 
Ajo që bie në sy për incidentin që pritet t’i kushtojë Kukësit përjashtimin nga Liga e Europës, është fakti se pjesa më e madhe e mediave raportojnë se futbollisti polak u godit me gur.
 
Incidenti natyrshëm ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat polake të cilat i quajnë tifozët e Kukësit-huliganët shqiptarë.
 
"Një postim në faqen zyrtare të Legias në Twitter shkruan: Ndeshja në Tiranë e pezulluar. Ondrej Duda u godit me gur nga një tifoz i Kukësit”, -shkruan britanikja The Guardian e cila kujton se pritet tashmë vendimi i UEFA-s.
 
Ndërsa The Mirror veç raportimit të ngjarjes duke dhënë po të njëjtin variant të goditjes me gur kujton se skuadra mike, Legia e Varshavës ka qenë në qendër të polemikave europiane edhe sezonin e kaluar kur u nxorën nga Liga e Kampionëve pasi kishin futur në fushë në mënyrë të lojtar të pezulluar gjatë ndeshjes me Celtic.
 
“Gur në kokë Dudës, ndërpritet Kukësi-Legia e Varshavës”, - është titulli i italianes La Gazzetta dello Sport, sipas së cilës, futbollisti Duda u plagos menjëherë pas golit që shënuan polakët në minutën e 6 të pjesës së dytë të ndeshjes.
 
Lajmi është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat turke, duke nisur që nga prestigjiozja Hyrriet.
 
Goditja e lojtarit Duda ndodhi kur ekipi polak po festonte kalimin në avantazh me rezultatin 2-1. Në këto momente tifozët e Kukësit reaguan dhunshëm duke lëshuar sende të forta në drejtim të ekipit kundërshtar.
 
Lojtarit polak iu ofrua ndihmë mjekësore dhe më pas la fushën e lojës, por pas këtij incidenti futbollistët e dy ekipeve u tërhoqën në dhomat e zhveshjes.
 
Pak minuta më vonë arbitri belg Stephan Klossner ndërpreu ndeshjen, ndërsa delegati i UEFA-s pas konsultave me përfaqësuesit e dy ekipeve mori vendimin që ndeshja të pezullohet përfundimisht.
 
Tashmë do të jetë Komisioni i Disiplinës së UEFA-s që do të vendosë për fatin e këtij takimi.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë