Deklarata e Metës/ Rama dhe Spiropali: Amanet mushkat! Rudina Hajdari: Ndihem e turpëruar

Menjëherë pas deklaratës së presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike kanë ardhur reagimet e para nga mazhoranca por jo vetëm. Kryeministri Rama shpërndau një postim të zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali ku thuhej Amanet mushkat se Baba Xhikja na la. Ndërkohë Taulant Balla ka kërkuar edhe njëherë shkarkimin e presidentit. Për Rudina Hajdarin shqetësuese ishin sulmet e Metës ndaj ndërkombëtarëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Ish-deputetja e LSI-së pendohet për Spiropalin: Bija ime s'më dole sikur të mësova në shkollë (Mesazhi)

1562087200_spiroplaimalaj.jpg
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka reaguar sërish pas propozimit të Metës për zgjidhjen e krizës politike, por këtë herë duke iu përgjigjur Elisa Spiropalit, që sulmoi Presidentin. "Nje këshillë për ish-nxënësen time Elisa! ( Spiropali) Elisa,  si mësuesja jote , që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro!

“Kujdes , se fjala kocka nuk ka , por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje , të bënë të ndjesh dhimbje. Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë. Jeta është e gjate bija ime, por duhet jetuar me dinjitet , jo me gjuhen e rrugës dhe rrugaçerisë. Kjo ishte një këshille per ty pas kësaj maskarade zgjedhore ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi" shkruan Nora Malaj.

Ora 14:31
Nora Malaj falenderon Metën: Sot më bëre krenare, që ti je Presidenti im!

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka falenderuar presidentin Ilir Meta konferencës së mbajtur prej tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malaj shprehet krenare ndaj Presidentit, i cili sot tha se në 13 tetor do mbahen edhe zgjedhjet për kreun e shtetit.

"Faleminderit Zoti President! Sot më bëre krenare, që ti je Presidenti im! Shqipëria e para! Presidenti që dua."- shkruan ish-deputetja.

Ora 14:23
Balla: Kemi një President që si politikan meriton injorim, si president vetëm shkarkimin

1561389773_1559994594balla.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta. Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se Partia Socialiste po pret të votohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.  Sipas Ballës, sot kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë. Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!

Ora 13:57
Rama i përgjigjet Metës me deklaratën e Spiropalit: Amanet mushkat se Baba Xhikja na la

1561970659_edirama.png

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta i cili propozoi zgjedhj vendore, parlamentare dhe presidenciale në të njëjtë ditë në 13 tetor, kryemisnistri Edi Rama i është përgjigjur duke shpërndarë një deklaratë të pak minutave më parë të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali.

Amanet mushkat se Baba Xhikja na la! , shkruan Spiropali në deklaratën që është shpërndarë nga kreu i qeverisë.

Ora 13:41
Meta sulmoi ambasadorët/ Rudina Hajdari: Ndihem e turpëruar, kërkoj falje për këtë çmenduri

1560415516_rudinahajdari.jpg

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta kundër ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Ajo shprehet e turpëruar për këto deklarata dhe i kërkon falje të gjithë diplomatëve për këtë çmenduri.

“Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar.

Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari.

Ora 13:39
Meta tregoi SMS e Ramës/ Zv.ministri : E bëri për të mbrojtur Bashën në PD

Vetëm pak pasi presidenti i vendit, Ilir Meta, gjatë konferencës që deklaroi si zgjidhje të krizës, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato presidenciale në vend, më 13 tetor, bëri publik edhe mesazhin që kryeministri Rama i kishte dërguar atij më 18 shkurt, reagon zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

“Meta e nxori SMS për të shpëtuar Bashën nga shkarkimi në PD”, shkruan Petro Koçi.

Ora 13:25
Spiropali thumbon Metën: Amanet mushkat se Baba Xhikja na la

1558009148_spiropali.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëhkohësisht zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas konferencës për shtyp të Ilir Metës. 

Amanet mushkat se Baba Xhikja na la! , shkruan Spiropali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uuu: 02/07/2019 23:38

    O rudina hajdari kur do dali ne veting mema jote ?? Me cfar te rriti e te coj ne amerik , ndihesh e turperuar kur ti nk e din se cfare do te thote ajo fjale perderia i shite rames bythen e mami kot p... berishes

    Përgjigju
  • Cubi: 02/07/2019 22:50

    Gjynah kishte mare pamjen e nje te vdekuri.Ishalla ja ka. mberriturdo na lej te qete legeni

    Përgjigju
  • Dory: 02/07/2019 19:40

    Nora moj xhan mos do ta marresh dhe per bur presidentin? Je shume e felliqur grua e ndyre

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/07/2019 16:47

    O Like po ike na fike gjithsesi nuk e rrun kush trapin per ty

    Përgjigju
  • Ariu: 02/07/2019 16:40

    Kur flet dhe kjo baxhellë që ngjan si bretkosë kanali.. Femër më të shëmtuar se kjo Nora Malaj vetëm në mars mund të gjesh.

    Përgjigju
  • ERP: 02/07/2019 16:40

    Vetem kenaqesi te shohesh kete hajdut qe perpelitet dhe nuk ja var njeri. Prisje si gjithmone te te vinin nderkombetaret nga mbrapa si faktor per zgjidhjen e krizes kur ti je njera nga dy kokat. Kenaqesia do jete me e madhe nese do te te shohim pas hekurave. Hajdut dhe antishqiptar

    Përgjigju
  • Mondi: 02/07/2019 16:21

    Z.nora merre dhe ne krevat po deshe per ne eshte nje I cmendur qe do cuar tek cmendimi I vlores me kemishe force dhe me gojze per ti mbyllur bucen

    Përgjigju
  • toni: 02/07/2019 14:49

    se mos na qash moj nora

    Përgjigju
  • Ben: 02/07/2019 14:42

    Po behet me u arratise per Hungari

    Përgjigju
  • LLAPAQEN REXHEP LEKA [ KEPI ]: 02/07/2019 14:27

    O like floriri ti je njeriu më i diskretituar i Shqipris. SHQIPTARËT të pan ty me zë efigur se si një paçavure bur vidhte me një dor 700.000 euro. Që njē Shqiptari normal të punoi gjith jetën si bën dot këto para. Ti kujton se Shqiptarët jan kafsh e stë njofin ty se kush je o paçavure o iliri komplet qurre.Po po dridhesh si miu para tërmetit se po e ndjen se çfar të pret o iliri ibret langaraq.

    Përgjigju
  • Banditi i vogel i LSI-se: 02/07/2019 13:58

    Oooo Brahimllari! Ooooo kopil fanatik i tredhur! Merru me Moniken e miliardave me mire,se sa te merresh si grate e liga me nje zonje,qe per nga aftesia te ve ty dhe shume si ty nene bythe dhe te jep uje.Burrat dalin ne sheshin e betejes dhe maten me burrat.Ke pare ndonjehere televizor ti? A e ke ndjekur ndonjehere ate shoun televiziv "Surviver"?Grate ndeshen ne grate e burrt me burrat,kurse ti ne vend te merresh me videon e Metes,me ryshfetin e kerkuar nga Xhike Qa-metaj nga K.Ismaili prej 200.000 euro per te ujdisur zgjedhjet,e di mire ti se si,merresh me Spiropalin.Mos u fut ne sektorin e Monikes,te Klajdes,te Nores a ku di une ke tjeter te te them,he xhan i dajos!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës