Reagimi i Bashës për rrezikun 
​'Nishani', mbështet rikandidimin

Reagimi i Bashës për rrezikun <br />​'Nishani', mbështet rikandidimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë sinjalin e parë për rrezikun “Nishani”, që kërcënon pozitat e tij.

Për të parandaluar konkurrencën e Nishanin për kreun e PD-së, Lulzim Basha tha disa ditë më parë në një emision televiziv, se Partia Demokratike do të mbështesë kandidaturën e Bujar Nishanit për një mandat të dytë në Presidencë.

Siç duket, Basha synon ta ushqejë Nishanin me iluzionin e një mandati të dytë. Por, mandati i dytë duket se është i pamundur, duke parë përplasjet e Nishanit me mazhorancën e majtë. Dhe sinjalin e parë e dha Ilir Meta, i cili deklaroi se nuk ka asnjë detyrim ndaj Bashës dhe PD-së, për të mbështetur kandidaturën e Nishanit për një mandat të dytë.

Ndaj tani Basha duhet të bëjë llogaritë brenda partisë se si të reagojë, përpara se të jetë tepër vonë për të dhe ta shohë veten vartës të Nishanit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai